Epilogu

Babai i shoferit të Arben Vitisë, emërohet anëtar i bordit në “Ibër Lepenc”

Rexhep Podvorica, është njëri nga anëtarët e emëruar sot nga qeveria Kurti në bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.

Podvorica është babai i Arbnor Podvoricës, i cili është shofer i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, mëson Gazeta Insajder përmes burimeve të saja.

Edhe djali tjetër i Rexhepit, Miloti, është aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë përmbajtje që lidhen me aktivitetin politik të Albin Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

Rexhep Podvorica deri me sot ka mbajtur pozitën e Menaxherit të Zyrës Ligjore të KEDS-it, kurse tani është rehatuar nga Kurti në bordin e ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.

Qeveria sot ka emëruar bordin e ri të Ibër Lepencit, krysues i të cilit do të jetë Hajrije Morina, ndërsa anëtarë përpos Dautajt, do të jenë edhe Hyrmet Mydyti dhe Rexhep Podvorica./Insajderi.org

Exit mobile version