fbpx
Lajme

Badallaj: Zemaj iu bashkua mafisë në Hamburg, mbrapa kishte bandën e drejtuar nga M… e Strellcit

Njëri dylber qenka prekur se patrioti i të gjitha trojeve Adem Demaçi, e paska thënë të vërtetën për Tahir Zezën, apo tjetri Naser Rugova, një politikan i dështuar që pretendon të jetë intelektual dhe në fakt është injorant dhe përçarës, që paska folur për Ibrahimin e Ukës. Te ne ndër shqiptarë është traditë dhe në shenjë respekti edhe hasëm qoftë thuhet:”KUR KA KOMSHIU MORT,MOS BËJ DASMË”,sepse është respekt i burrave me themel që i kanë këmbët e lëshuara në tokë të lisit ku nuk i pyesin askënd sa i lëshojnë rrënjët thellë.


Reshat Badallaj / Radio Kosova e Lire

Përgjigjen po e filloj me këtë titull që thuhet nga anët tona në Zhur, të krahinës së Lumës, njëkohësisht dhe u bënë sebep edhe dy lazdrakët pa themel burrnie dhe që i kanë humbur elementet e kulturës shqiptare, Armend Zemaj dhe Naser Rugova, në ditën e mortit të Simbolit kombëtar, Bacës së Madh Adem Demaçit, të lehin siç nuk ka qenë dhe nuk është në traditën shqiptare. Në fakt, të dy nuk njohin adete e zakone, përpos që janë të rritur në frymën e qenit plak Titos, që kanë tradita të moçme pansllaviste. Për Armend Zemajn dihet botërisht se familjarisht kanë qenë, janë dhe do të jenë me taban proserb. Thonë se Armendi qenka jurist me profesion, ndaj është e tepërt t´i tregoj rrugën për të bërë padi penale kundër meje në qoftë se, do ta them vetëm një fjalë të pavërtetë, ose ka edhe një rrugë tjetër, pra gazeta lidere në Ballkan, në gjuhen shqipe që quhet “KOSOVA SOT”, është e hapur për lexuesit dhe nuk ka hatër për askënd, pra presim reagimin e tij, ose polemikën dhe të japë fjalën lexuesi, por faktet janë mbi të gjitha dhe assesi nuk i jep askujt shteg për të manipuluar me të pavërteta. Pra, të dalë në pazar publikisht, t´i lidhim kijet. Është diçka tjetër se a i pëlqen dikujt apo nuk i pëlqen. E vërteta sado e hidhur të jetë, ajo e zë vendin aty ku e ka. Ditë më parë, u shua Simboli i Rezistencës Shqiptare, Adem Demaçi, njëri ndër patriotët më të mëdhenj të kombit tonë, i cili vuajti kazamateve serbosllave, herë në këtë hapsanë e herë në hapsanën tjetër, duke e maltretuar në shtetin fashist jugosllavë, ku shërbenin besnikët dhe kriminelët më të tmerrshëm se nipat e Drazh Mihajlit, çetnikut antishqipar dhe klikës së OZNA-s, të kryekasapit të shqiptarëve, Aleksandër Rankoviqit, që kishte për qëllim që të lëshohet kosa e vdekjes në kokat shqiptare dhe të mos lihet asnjë shqiptar mbi tokë, që anëtar i kësaj organizate terroriste ishte edhe xhai i Armend Zemajt, Tahir zeza, për të cilat do të japim faktet dhe në qoftë se, ti Armend karafili urdhëro e kundërshto faktet.

Me çka u mor Tahir Zeza në Diasporë?

Njeri dylber qenka prekur se patrioti i të gjitha trojeve Adem Demaçi, e paska thënë të vërtetën për Tahir Zezën, apo tjetri Naser Rugova, një politikan i dështuar që pretendon të jetë intelektual dhe në fakt është injorant dhe përçarës, që paska folur për Ibrahimin e Ukës. Ne tani do t’i japim disa fakte pa të keq, krejt me qëllim që të vlerësojnë lexuesit dhe po e përsëris vetëm një fjalë sa një qime floku nuk është e vërtetë t´i drejtohet gjykatës qoftë asaj serbo-fashiste që i ka kumbarë akoma, qoftë asaj të instaluar serbiane aktualisht në Prishtinë. Ne do të vijmë fluturimthi. Zgjidh e merr. Me çka u mor Tahir Zeza në Diasporë? Armend, a di ti se në Hanover ishte kapo i bixhozçinjve para shtëpive publike dhe pikërisht në “Steintor”, përballë rrugës së të nxjerrë në “Kropcke”. Për këtë amoralitet të tij të shëmtuar kam shkruar në shtypin e kohës që botohej në Diasporë të asaj kohe (kërko google v.a.). Do të doja të dalë ndonjë bir nëne që thotë se nuk është e vërtetë dhe jo të dalë me emra anonimë-të rrejshëm po kërkoj të dalë Armend Zemaj dhe të thotë se Tahiri ka qenë në Berlin dhe jo në Hanover dhe t´ia tregojmë edhe shokët e grupit, sepse aty luanin dy-tri grupe deri kur ndodhi një plagosje me armë zjarri në gjurin e këmbës. Perse nuk shkruhet e vërteta, si për mirë si për keq? Këtë mund ta kundërshtojë vetëm pjella titiste, e nëntokës së klaneve rankoviqiste, që deri dje ishin sahanlëpirës të tyre dhe u buronte ndër dej gjaku pansllavist dhe jo gjaku i Arbërit.

Kush ishte Tahir Zemaj?

Armend Zemaj, ti shushunja serbe, urdhëro e kundërshto se çka nuk është e vërtetë këtu dhe ne pastaj t´i zbardhim të gjitha krimet e tij antishqiptare, si diler droge, si bixhozçi, si sabaotues, bashkëpunimin më Beogradin kundër UÇK-së, ku i jep më tepër se 200 faqe Beogradit, kjo ka për të dalë sa të fillojë Gjykata Speciale, që ke për të dëgjuar jo vetëm ti, por do të dëgjojë e gjithë bota mbarë dhe shumë e shumë gjera të tjera. Tahir Zemaj ishte i lindur më 28. 12. 1952 në fshatin Strellc i Epërm të komunës së Deçanit. Ushtarak me profesion. Ka kryer Akademinë Ushtarake (Drejtimi i këmbësorisë) në Beograd në vitet (1970-1974). Ka punuar si oficer i ushtrisë jugosllave në vende të ndryshme të Jugosllavisë me detyra të veçanta. Ka shërbyer një kohë në Zajeçar, Knjezhevac dhe Negotin. Ti more Armend Zemaj, a di se nga viti 1983-84, caktohet me detyrë kryesore në Prishtinë, ku për disa vite ka qenë kryeshef i Qendrës së Mbrojtjes Territoriale në Hajvali, i emëruar nga ana e serbëve, në krizën më të madhe për Kosovën. Ti duhesh ta ulesh bishtin dhe ta mbyllesh gojën se a e di edhe këtë se, xhai yt Tahir Zemaj ka qenë Komandant i Njësisë Speciale të policisë jugosllave me veprim në Kosovë, për shtypjen e “nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”. Dhe ti a e di se ky kërmë e shëmtuar Tahir Zemaj, ishte ndër oficerët shqipfolës më të privilegjuar nga qeveria serbe. Kryesisht ka punuar në linjën e KOS-it me Projektet e Klubit të Ushtarakëve Serbe “Shigjeta e vdekjes”. A e di se argumentet janë gjë e MADHE PËR KUNDËRSHTARIN,ti more fjalëçorapë. Kjo ishte edhe arsyeja pse Tahir Zemaj shërbente në Kosovë. Si i tillë Tahir Zemaj në krye të Njësisë Speciale të policisë merr pjesë në drejtimin e operacionit për vrasjen e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berish?s në Prishtinë. A di këtë ti, apo jo? Fol, se populli nuk harron! Tahir Zemaj ishte i martuar me serbe. Gruaja e parë quhej Gordana Travica – Zemaj; ndërsa e dyta Liljana Stankoviq – Zemaj. Pas lufte ai mori edhe një shqiptare, si grua të tretë.

Tahir Zemaj, diler droge dhe aktakuza

Krahas detyrave speciale ushtarake Tahir Zemaj në fund të viteve 80-ta lidhet ngushtë me nëntokën jugosllave në Gjermani, duke hyrë thellë në rrjetin e trafikimit të drogës që i sillte fitime të mëdha, rrjet ky që edhe deri vonë funksional. Për këtë, më, 04. 05. 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte ngritur aktpadi kundër grupit të Tahir Zemajt dhe Daut Kadriovskit, të cilët e mbanin linjën kryesore të kontrabandës me drogë në relacionin Stamboll – Prishtinë – Beograd – Madrid – Itali. Destinacioni bazë i kësaj vije të trafikimit të drogës ishte Italia. Në aktakuzën e shpallur publikisht më 14 deri më 19 korrik 1988, Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë kishte shpallur publikisht aktgjykimin kundër 24 të akuzuarve nga Kosova, për çka Tahir Zemaj burgoset, por pas një kohe të shkurtër në rrethana misterioze i mundësohet “ikja” nga burgu i Dubravës së Istogut për të kryer detyra të veçanta. Kalon në Republikën Federale të Gjermanisë dhe shumë shpejt i bashkohet prapë mafisë në Hamburg e në Berlin, ku në shërbim të vetin e kishte edhe bandën e drejtuar nga M… e Strellcit.

Takimet e Tahir Zemajt me Vlastimir Gjorgjeviqin në kohën e luftës

Atje vepron deri në korrik të vitit 1998, kur hyn ne Kosovës, me detyra të sabotimit dhe dështimit të luftës së UÇK-së. Gjatë qëndrimit dymujor në Kosovë, Tahir Zemaj në muajin gusht të vitit 1998 dy herë kishte kontaktuar përmes OSBE-së, me oficerin serb Vlastimir Gjorgjeviq – RAXHA, shef i resorit për Sigurim Publik në Kosovë. RAXHA karrierën policore e filloi në Zajeçar. Punoi në Beograd me detyra të veçanta, ku brenda një kohë të shkurtër u gjet në detyra të larta të shërbimit policor serb. Ishte i ngarkuar për çështje të Kosovës, sidomos për ta shtypur kryengritjen e UÇK-së. Më vonë e shohim me detyra edhe në Kosovën Lindore. Vlastimir Gjorgjeviq, ishte edhe në Isniq, kur u bë dorëzimi i armëve dhe iniciator për formimin e të ashtuquajturës “lokalno obezbedjenje” (polici lokale), të përbërë nga shqiptarët lojalë të Serbisë. Në operacionin për eliminimin e UÇKsë në Rrafshin e Dukagjinit morën pjesë mbi 15,000 pjesëtarë të policisë, ushtarë e paramilitarë serbë. Në kuadër të këtij plani Tahir Zemaj organizoi dorëzimin masiv të armëve të fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit në Isniq dhe formimin e “policisë lokale serbe”, ku pjesa dërrmuese e njerëzve që i kishte caktuar Tahir Zemaj në kuadër të Mbrojtjes Territoriale pas 15 gushtit 1998 për t’iu bërë baraspeshë UÇK-së nëpër fshatra, në shtator policia serbe nuk t’i emërojë përgjegjës në radhët e “policisë lokale serbe” personat: Brahim Tetaj, Elez Balaj, Maxhun Muçaj, Naser Hoxhaj, Sali Haxhosaj etj. Gjatë gjithë qëndrimit të Tahir Zemajt në Kosovë, i vetmi veprim (antiveprim) “ushtarak” ishte Lëvizja e tij dhe ushtarëve të tij nga Prapaqani deri përtej kufijve të Kosovës. Tradhtia e Tahir Zemajt dhe lidhjet me Serbinë Mirëpo, shumicën e ushtarëve i braktisi në Bjeshkët e Nemuna, ndërsa vetë me një grup të ngushtë prej 7-8 vetash, me ndihmën e Ramiz e Sadik Muriqit, përmes Ministrit të Punëve të Brendshme të Malit të Zi kaloi në Shqipëri, përmes pikës kufitare në Han të Hotit, kur, rast në histori dekorohet tradhtia., nga tradhtarët, banditët dhe kriminelët, që kanë për të përgjigjur për këtë krim. Mbajeni mend! Për veprimet dezertuese dhe shkatërruese të UÇK-së, Tahir Zemaj dekorohet nga kolonel Ahmet Krasniqi, me gradën kolonel. Edhe pas përfundimit të luftës (kur një kohë qëndron në Shkup) Tahir Zemaj, vazhdon veprimtarinë e vet, duke qëndruar në krye të kriminalitetit të organizuar në Kosovë, por njëkohësisht duke përdorur të gjitha mjetet për shkatërrimin e pjesëtarëve të UÇKsë. Duke organizuar marrjen e deklaratave të ndryshme me dhunë, por edhe me pagesa të majme deri në 100 mijë marka gjermane, kinse persona të caktuar të UÇK-së kanë kryer vrasje të ndryshme gjatë luftës. Tahir Zemaj bashkë me S. Mu. e kanë pasur mik të ngushtë zëvendëskomandantin e policisë të rajonit të Pejës, i cili ishte nga Jordania. Po ashtu, Tahir Zemaj ka pasur lidhje të ngushta me policin ndërkombëtar, Vahid nga Pakistani, me shërbim në policinë rajonale të Pejës, i cili bashkë me përkthyesin Rifat Berisha nga Klina, në Pejë gjatë viteve 1999 – 2001 kanë marrë para të majme për pranimin e njerëzve në polici, duke tentuar me çdo kusht mospranimin e pjesëtarëve të UÇK-së në SHPK, por të njerëzve të shërbimeve serbe. Edhe femrat që janë pranuar në SHPK përmes kësaj linje së pari është dashur të kalojnë nëpër “duart” e Vahidit, Veselit e Rifatit, duke paguar edhe tarifën prej 500 – 1000 DM, varësisht prej pamjes fizike të tyre. Dhe nuk është çudi që përqindjen më të madhe të vendeve në SHPK në rajonin e Pejës, e zënë pikërisht ato femra që janë të njohura për historitë e tyre me policinë, sigurimsa e paramilitarë serbe… Kaq kësaj radhe ti bilbil dhe dylber, Armend Zemaj, duke të pritur për reagim të këtij shkrimi ose të ndonjë padie penale, duke lënë për më vonë, ca pyetje që nga vitet ´50, kur dergjej kazamateve serbo-çetnike, Simboli i Rezistencës Shqiptare Baca i Madh Adem Demaçi, ku ishit ju,kujt i shërbenit, e keni mbajtur fotografinë e qenit plak Titos, apo trabojnicën e Aleksandër Rankoviqit, kush e di? A keni qenë anëtarë i organizatës terroriste që quhej LKJ, a ka qenë dikush prej familjes suaj ne “KONTRA OBAVESTAJNA SLUZBA”,ankronim KOS dhe edhe nja 7-8 mijë pyetje të tjera. Dhe, krejt në fund fare, po të vë në dijeni se te ne ndër shqiptarë është traditë dhe në shenjë respekti edhe hasëm qoftë thuhet:”KUR KA KOMSHIU MORT,MOS BËJ DASMË”,sepse është respekt i burrave me themel që i kanë këmbët e lëshuara në tokë të lisit, ku nuk i pyesin askënd sa i lëshojnë rrënjët thellë. Dhe, mos kris pushkë kur të kryhet dasma se nuk dëgjohet. Dhe, ai plehu tjetër i titizmit, Naseri, ç´pati që lidhi gomarin te TITO, akoma ky kaçel nuk e ka kuptuar se njëherë e përgjithmonë ka vdekur murtaja dhe kolera e zezë titiste. Ky është një injorant dhe nuk do të dua të bie në nivelin e këtij. Pra, po ju tregoj se te ne shqiptarët nuk është adet të sulmohet në ditën e mortit. Në ditën e zisë mos, kurse juve sa të jetë toka e qielli do mbeteni me damkën e ZEZË TË TRADHTISË. Bacës Adem i bëftë shpirti dritë dhe qoftë pranë Zotit! I qoftë dheu i lehtë i SHQIPËRISË ETNIKE,QË IA HODHËN SIPËR! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike. https://www.radiokosovaelire.com/reshat-badallaj-kur-fqinji-ka-mort-mos-bej-dasme/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close