Epilogu

“Bahtiri i tha Kurtit: Nëse nuk kandidoj unë, do t’i jap 1 milion euro për ti ndihmuar Bedri Hamzës”

Gazetari Berat Buzhala ka bërë një shkrim ku ka analizuar ngjarjet e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se ka informata dhe kështu po flitet nëpër çarshi.

Shkrimi i plotë

Cka po fole çarshia per zhvillimet ne LVV?

Nje pyetje po shtrohet ne qytet: A do te kandidoje per kryetar te Prishtines, nga radhet e LVV’se, Arben Vitija a Liburn Aliu, apo ndoshta ne oret e fundit nje kandidat te trete?

Ka konsensus ne qytet qe Arben Vitija eshte i vetmi ne LVV qe garen mundet me e fitu pa balotazh, por qe per arsye private ai eshte duke hezituar te futet ne gare. Gjithashtu ka konsensus ne qytet qe Liburn Aliu, jo qe nuk e fiton nuk e fiton pa balotazh, por qe mundet me e humbe krejt, posacerisht pas skandaleve te fundit.

Ose, kush mundet me qene kandidati i trete?

Nje gje dihet, LVV ka kohe qe nuk punon pa sondazhe paraprake, permes te cilave i teston emrat e kandidateve neper komuna.
Nje zhvillim tjeter mjaft interes duket ne Mitrovice. Po thuhet qe LVV i ka kerku Agim Bahtirit qe te mos garoje per nje mandat te trete, por atje voten ne emer te Levizjes ta beje Armend Muja. Kesaj kerkese te LVV’se, flitet se, Bahtiri i eshte i pergjigjur ne formen me negative te mundshme.

“Nese ndodhe kjo, atehere une i kam 1 milion euro, krejt kam me i investu ne fushate per me i ndihmu Bedri Hamzes”, po e citojne njerezit Agimin t’i kete thene Albinit.

Hic me e qarte gjendja, per kete parti, nuk eshte as ne Prizren. Thuhet se, per shkak te aferave te shumta korruptive, Albini po deshiron me e heq qafesh Mytaherin, i cili nuk e myti por e kultivoi korrupsionin, e ne vend te tij ta fus ne gare ose Drita Millakun ose Artan Abrashin, i cili e ka mbeshtetjen e Hajrullah Cekut. Nese nje tranzicion i tille ndodhe me pajtimin e Mytaherit per LVV’ne kjo do te ishte nje gje e mire, mirepo nese thjeshte kryetari aktual hidhet ne berllog, atehere edhe ai e ka votuesin e tij qe do te punonte kunder LVV’se.

Partia me e madhe ne vend po perballet me plasaritjet e para serioze neper dege te ndryshme.

Kur je i vogel dhe ne opozite gjithmone je shume me unik dhe pa dallime. Rritja ekstreme i rrite ekstremisht edhe ambiciet.

Exit mobile version