Epilogu

Bahtiri thotë se tërë stafin e vet e ka të gjinisë femërore apo ‘gjinisë së bukur’

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri në një intervistë që kishte dhënë për televizionin ATV kishte potencuar se tërë stafi i tij në Komunën e Mitrovicës përbëhet nga gjinia femërore, apo siç e quajti ai ‘gjinia e bukur’, shkruan Mitropol.Bahtiri thotë se gratë në Komunën e Mitrovicës i kanë të drejtat shumë më të avancuara se meshkujt. Në këtë intervistë Bahtiri poashtu potencoi se ka 4 drejtoresha të gjinisë femërore.

Ai mes tjerash potencoi se është i angazhuar që të punësojë sa më shumë gra, sidomos në Arsim dhe Shëndetësi.

Ndryshe, Bahtiri ishte akuzuar nga ish-kandidati i VV-së për kryetar komune, Fehmi Ferati se e kishte mbushur kabinetin e tij me 15 femra të reja dhe se siç kishte thënë Ferati, Bahtiri është vizitor i diskotekave.“Qe njeri që mendon për votuesit e vet! Ta merr mendja është Haxhi i pesëfisht. Familjen e vet në Holandë, kabinetin me 15 femra të reja, vizitor i diskotekave etj…e Mitrovica nuk ka as spital të kompletuar! Injorancë e vetëvrasje masive!”, kishte shkruar Ferati vitin e kaluar, përcjell Mitropol.

Pas kësaj Bahtiri kishte paralajmëruar padi ndaj tij, duke thënë se në stafin e tij ka 4 punëtorë, 2 prej të cilëve meshkuj e 2 të tjerat femra, ani pse në intervistën që dha disa javë më parë Bahtiri ra ndesh me këtë deklaratë të veten./Mitropol/

VIDEO: https://www.facebook.com/103539018144182/videos/1179815022531980

Exit mobile version