fbpx
Lajme

Bajçinovci i reagon Isa Mustafës: Çka jane 56 deputetë për merakli e mumje politike si ti?

Deputeti nga radhët e VV-së i ka reaguar Isa Mustafës për postimin e fundit e bërë në Facebook.

Bajçinovci ka thënë se “Shkenca dhe dija për Isa Mustafen, kētë medioker sharlatan që personifikon një mashtrues ordiner, nuk jane faktet dhe parimet por është Hashim Thaçi dhe PDK’ja”.

Ai shtoi se “Isa, me atë shkencen e intelektin e tij, kur i ballafaqon teoritë shkencore mbi PDK’ne, para zgjedhjeve i dalin vrasës që duhet të përgjigjen para Gjykates Speciale, e pas zgjedhjeve, parti që ka kontribut ne shtetndërtim”.

Postimi:

Shkenca dhe e gjithë dija e mbēshtetur nga të vërtetat e nxjerra nga faktet, nuk e duron gënjeshtrën e mashtrimin. Qenesia intelektuale e akademizmi janë vlera që definohen nga parimesia, e vërteta dhe guximi pēr ta thënë e mbrojtur idenë mbi një tê vërtetë në të cilën beson. E ky besim, në parimet e shkencës dhe akademizmit frytnohet nga faktet. Akademizmi e intelektualizmi i munguar në politiken tonë, nuk mund të definohet nga prostituime politike të stilit të Isa Mustafes.

Shkenca dhe dija për Isa Mustafen, kētë medioker sharlatan që personifikon një mashtrues ordiner, nuk jane faktet dhe parimet por është Hashim Thaçi dhe PDK’ja.

Një intelektuali, mendimin ja ndryshon vetëm kur ndërrojnë faktet. E se si ju ndërron mendimi, qendrimi e bindja këtyre “akademikeve” të thatë e të pagdhendur të LDK’se, tashmë e di e gjithë Kosova. Vetulla style.

Isa, me atë shkencen e intelektin e tij, kur i ballafaqon teoritë shkencore mbi PDK’ne, para zgjedhjeve i dalin vrasës që duhet të përgjigjen para Gjykates Speciale, e pas zgjedhjeve, parti që ka kontribut ne shtetndërtim. Kërkimi i tij shkencor është ende në ecajaket e tij. Këto 10 vitet e ardhshme, pritet rezultati përfundimtar. E sa për numrin e deputetëve, dorëzojë mandatin e vjedhur e shkojmē në zgjedhje. A i ke pa sondazhet e qershorit? Çka jane 56 deputetë per merakli e mumje politike si ti?

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close