Deputeti nga VV-ja, Mefail Bajqinovci ka nënshkruar peticionin me kërkesën e vetme për zgjedhje.
Kështu njoftoi vetë ai përmes një postimi në Facebook, shkruan Indeksonline.
Bajqinovci thotë se zgjedhjet njëri prej instrumenteve më të rëndësishme të demokracisë, si rruga e vetme për pjesmarrje të qytetarëve në proceset politike.
Ai i uroi shërim të shpejtë edhe aktivistit të tyre, Veron Hasanit, i cili u sulmua nga truprojat e presidentit Thaçi.
“Ndërsa Veron Hasanit i urojmë shërim të shpejt nga sjellja huligane e truprojave të presidentit”, u shpreh deputeti.