Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.
Veseli gjatë një debati me strukturat e degës së PDK-së në Pejë ka thumbuar LDK-në, duke thënë se PDK është parti që i pranon kritikat dhe se nuk dinë të gjuajnë me karrige.
Gecaj në profilin e tij ë Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Veselit. Ai ka thënë se karriget janë sport i lehtë për Partinë Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë i Bajram Gecajt:
Kadri Veseli nga Peja thumbon LDK’në, “Ne nuk gjuajmë me karrike”
Shumë e vërtetë … karriget janë sport i lehtë për ju! /Lajmi.net/