Lajme
Bajram Hasani i hakmerret Nismës, degën e partisë në Gjilan po e kalon në VV, kqyreni ku u takue me Kurtin (foto)
Kryetari i Nismës Socialdemokrate për Gjilanin, Bajram Hasani, sot asht takue me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Takimi mes Hasanit dhe Kurtit asht zhvillue në njanën nga kafet e kryeqytetit.
Lajmi.net mëson se në këtë takim asht diskutue për kalimin e Nismës Socialdemokrate me degë në Gjilan, në Vetëvendosje.
Theksojmë se Hasani ishte ministër i Tregtisë dhe Industrisë në fillim të mandatit të qeverisë Haradinaj.
Ai u shkarkue me kërkesë të partisë së tij.