Xhevat Bekteshin, që dikur e kishte shef kabineti sa ishte Kryeministër, e ka punësuar në Universitetin e Gjilanit.
Madje, duke i shkelur procedurat- pa shpallur konkurs publik.
Gazeta Blic merrë vesh se Bekteshi është punësuar në pozitën e Koordinatorit të mësimit praktik në Universitetin e Gjilanit.
“Gazeta Blic”, ka kontaktuar me rektorin e Universitetit të Gjilanit, Bajram Kosumi i cili ka mohuar se një gjë e tillë ka ndodhur.
I pyetur se a është punësuar Xhevat Bekteshi pa konkurs në Universitet, ai ka thënë se jo, kjo gjë nuk është e vërtetë.
“Jo kjo gjë nuk është e vërtetë dhe është mirë që për këto gjëra të kontaktoni me sekretarin e Universitetit”, ka thënë Kosumi.
Në anën tjetër i kontaktuar nga “Gazeta Blic”, sekretari i Përgjithshëm i Universitetit të Gjilanit, Vaxhid Sadriu ka pohuar se Bekteshi është i punësuar pa konkurs në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, e që, sipas tij, ka ndodhur për një arsye.
Kjo është përgjigja e tij:
“Në këtë pozitë ka qenë i punësuar Bashkim Dalipi, i cili ka kaluar në vend tjetër të punës. Në pamundësi të hapjes së konkursit të rregullt për këtë pozitë për një kohë të shkurtër Xhevat Bekteshi është emëruar përkohësisht në këtë pozitë me kontratë të quajtura ” Marrëveshjeve për Shërbime të Veçanta” në mënyrë që studentët mos të kenë ngecje në kryerjen e mësimit praktik. Universiteti do të angazhohet maksimalisht që sa më parë që është e mundur të hapim konkursin për këtë pozitë”, ka thënë ai.
Po ashtu “Gazeta Blic”, ka tentuar të flasë edhe me Xhevat Bekteshin, mirëpo ky i fundit ka hezituar të flasë në lidhje me rastin.
Duhet theksuar se, Xhevat Bekteshi ka pozitën e koordinatorit të mësimit praktik në Universitetin Publik të Gjilanit – Fakulteti i Edukimit që nga tetori i vitit 2017.
E që Bekteshi është punësuar pa konkurs, shihet qartë edhe në web faqen e Universiteti tek Konkurset, sepse askund nuk figuron emri i tij.
https://www.uni-gjilan.net/lajme-dhe-ngjarje/konkurset/page/2/