fbpx
Lajme

Banka Botërore siguroi 400 mil euro për projektet në Maqedoni

Banka Botërore do i vendos në dispozicion Maqedonisë 400 milion euro për projektet që do të realizohen në katër vitet e ardhëshme. Kjo është thënë gjatë takimeve në mes të FMN dhe Bankës Botërore, kështu ka deklaruar mes tjerave zv.ministrja e financave, Shiret Elezi.

Për projektet dhe strategjinë e re të bashkëpunimit me Bankën Botërore që janë siguruar mjetet për Maqedoninë e ka bërë të ditur edhe nënkryetarja e BB Siril Muler dhe drejtori për Ballkanin perendimorë, Europë dhe Azinë qendrorë Linda van Gelger. Me këto mjete do të përkrahet përmirësimi dhe konkurenca në sektorin privat dhe dhënia e mundësive më të mira kategorive më të prekura dhe përmirësimi i shërbimeve institucionale.

“Me strategjinë 2019-2023 do të ndahen mjete për përmirësimin në konkurencën e ekonomisë dhe arritjen e ngritjes së këtij sektori, ajo mund të arrihet vetëm përmes përmirësimit të konkurencës në sektorin privat, mbrojtja e kategorive më të prekura dhe hapjen e mundësive të reja për to si dhe rritja e forcimi i institucioneve në sferën e financave publike. Bëhet fjalë për rreth 35 projekte nga sfera e biznesit, transportit dhe lidhjeve, shëndetësisë, punës sociale, informatikës dhe administratës, arsimit dhe shkencës, ambientit jetësorë dhe bujqësisë. Në kuadër të këtyre projekteve planifikohen dhe projekte infrastrukturore dhe rehabilitim të rrugëve lokale, regjionale dhe nacionale në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021. Janë planifikuar edhe projekte për përkrahjen në sektorin privat përmes mikrofinancimit, përkrahje në modernizimin e teknologjisë dhe përkrahje për inovacionin, ndërkohë që do të përkrahen edhe burimet energjetike”, është shprehur kështu zv.ministrja e financave, Dr. Shiret Elezi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close