Epilogu

Baraliu tregon përsëri, Demaçi i tha Kurtit para meje: Paske dalë prej shinave

Analisti Bleron Baraliu ka treguar disa nga prapaskenat e përpjekjeve të para disa viteve për ta zgjedhur Adem Demaçin President të Kosovës. Kjo gjë nuk kishte ndodhur dhe president ishte bërë Behgjet Pacolli.

Baraliu fajin kryesor për dështimin e zgjedhjes së Demaçit president ia ka lënë Albin Kurtit, atëherë kryetar i Vetëvendosjes, i cili, sipas tij, kishte dyshime mbi këtë hap dhe nuk e kishte mbështetur me votë.

“Vet Albini nuk ka qenë konfident që ky është një hap progresiv politik. Më së pari i ka pasë dyshimet e veta, a është Bleroni, a Thaçi a Shik-u prapa kësaj”, ka thënë Baraliu në T7.

Sipas Baraliut, Kurti ishte i bindur që qytetarët do ta dënonin për bashkëpunimin e tij politik me Pacollin, prandaj ai besonte se donte ta vendoste Demaçin në Presidencë për ta shpëtuar nga kritikat.

“Albini ka pasur frikë që ky është aksion i Thaçit për ta shpëtu atë nga mizerja e bashkëpunimin me Behgjet Pacollin”, ka rrëfyer ai.

Po ashtu, Baraliu ka treguar edhe se si kishte reaguar vetë Demaçi, kur Kurti bashkë Liburn Aliun ia kishin shprehur këto dyshime dhe shqetësimë që i kishin për ta përkrahur atë për president.“Albinit e Liburnit iu ka thënë djema, ju i paskit hy kallamoqit dhe paskit dalë prej shinave, hajt ditën e mirë”, ka thënë Baraliu, duke risjell nga kujtesa fjalët e Demaçit.

Exit mobile version