Epilogu

Bashkëluftëtari i Abejës: Thaçi doli enkas për mua dhe Abejën, ai na ka pri për në Kosovë, rruga zgjati dy ditë

Bashkëluftëtari dhe njëri nga miqtë më të afërt të Heroit Bekim Berishës – Abeja, z. Kadri Hamiti ka treguar se si strategu i luftës Bekim Berisha – Abeja hyri në Kosovë për të luftuar.

“Në Lubjanë jemi takuar me Naim Malokun e në Rinas na ka pritur doki Shaip Muja”, shtoi Kadri Hamiti.

Shaip Muja më pas kishte treguar se “ishte një porosi nga Fehmi Lladrovci që ta prisja dhe në takimet, në bisedat telefonike ai më dha një mënyrë se si ta identifikoja sepse unë nuk e njifsha, dhe ai më tha se në Rinas do të identifikohem duke e mbajtur një leukoplast mbrapa veshit, dhe në atë mënyrë do të më identifikosh. Pas zbritjes nga avioni ne kishim disa mundësi që të afroheshim tek avioni dhe e identifikova se kush është ai, ai tregoi se edhe këta shokët janë me neve, dhe i mora i sistemova në Shqipëri e mandej i vura në kontakt me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën dhe Xhavit Halitin”.

Kadri Hamiti i cili ishte bashkë me Bekim Berishën – Abejën tregoi se “Ne jemi takuar me Hashim Thaçin me të cilin u njoftum, dhe i cili tha se ne kemi dalur enkas për ju të dy, por pasiqë e morëm lajmin se ishte duke ardhur edhe një grup tjetër i shqiptarëve nga Gjermania edhe Zvicra, ne i pritëm deri sa na u bashkangjitën ata, gjithsej jemi ba 53 vetë. Hashim Thaçi na ka pri për në Kosovë”.

Rruga për në Kosovë zgjati dy ditë e dy netë, dhe shumë e mundimshme, në një mot me acar.

Exit mobile version