Bashkëluftëtari i Mujë Krasniqit e nxjerr në rrenë Armend Zemajn, tregon sesi oficeri i FARK-ut dezertoi në pizhame

Nipi i Tahir Zemajt, Armend Zemaj, në një debat në T7 tha se Brigada 113 është futur në Kosovë me urdhër të Tahir Zemajt dhe Ahmet Krasniqit.
I menjëhershëm ishte reagimi nga Ali Gashi, bashkëluftëtari i heroit Mujë Krasniqi i cili ishte edhe pjesë e Brigadës 113.
Ai e përgënjështroi Tahir Zemajn duke treguar sesi Mujë Krasniqi ia liroi pozitën e tij një oficeri të FARK-ut, por që ai dezertoi pas ofensivës së parë nga forcat serbe. Ai po ashtu tha se Brigada 113 nuk ka hyrë në Kosovë, sepse ajo ishte në Kosovë.
Postimi i plotë nga Ali Gashi:
Në T7 Armend Zemaj po folka për luftën në Dukagjinë, nder te tjera tha se edhe brigada 113 është futur në Kosovë me urdher te Ahmet Krasniqit dhe Tahir Zemajt dhe komandant i kesaj brigade ishte Kemajl Shaqiri!
REAGIM nga unë ushtarë i brigadës 113!
Brigada 113 nuk është futur në Kosovë por ishte në Kosovë gjithmonë komandant i brigadës 113 ishte Mujë Krasniqi i cili ishte komandanti me i zoti qe e kishte UÇK-ja.
Kemajl Shaqiri erdhi në Drenicë në verë te vitit 1998 dhe Mujë Krasniqi i tha Kemajlin meqe ju qenkeni ushtarak i karrieres ti do te jesh komandant i brigadës dhe unë do te jam zevëndes i juaj dhe ashtu ndodhi, mirpo pas disa ditësh filloj ofensiva serbe ndaj kesaj brigade, ushtaraku i karrieres Kemajl Shaqiri iku në pizhama dhe dezertoj nga lufta, dhe prap Mujë Krasniqi doli në ballë te brigadës dhe i priu luftës çlirimtare!