Epilogu

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit: Hekurani e Albini ishin në kafe, ne në istikame, nuk e kanë provuar plumbin

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Avni Ajeti, tha se të drejtat e veteranëve po mohohen nga Qeveria e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, në protestën e organizuar në sheshin “Skënderbeu” tha se për qeverinë tonë po pyeten ende kriminelët serbë.

“Jemi këtu që nëpërmjet fjalës së lirë t’i japim përgjigje këtij trajtimi të padinjitetshëm”, tha Ajeti.

Ai theksoi se ministri i Financave Hekuran Murati, i pati quajtur veteranët “mercenarë”.

“Por, as ai dhe as shefi i tij nuk e kanë provuar plumbin. Ata ishin në kafene dhe ne në istikame”, theksoi ai.

Sot me fillim nga ora 18:00, ka nisur protesta për veteranët ku po marrin pjesë edhe qytetarët dhe anëtarët e partive politike.

Exit mobile version