Bashkëluftëtari: Si u hakmorrën Mujë Krasniqi, Shkëlzen e Daut Haradinaj pas masakrës së Likoshanit e Qirezit
Bashkëluftëtari dhe njëri nga miqtë më të mirë të Heroit Mujë Krasniqi z. Ali Gashi ka treguar për aksionet më të rëndësishme të tij dhe Heroit Mujë Krasniqi. Ai tregoi se pas masakrës së Qirezit dhe Likoshanit, për t’ju kundërpërgjigjë forcave serbe dhe për t’i shpërqëndruar, Mujë Krasniqi, Shkëlzen Haradinaj dhe vëllau i tij Daut Haradinaj kanë kryer 6 aksione brenda një nate, ndaj bazave policore serbe. Ali Gashi tregon se “po atë natë diku rreth orës 1 pas mesnatës, pasi i kanë kryer aksionet ka ardhur në shtëpinë time në Çabiq, për të parë se çfarë ka ndodhur në Drenicë. Poashtu atë natë e kemi kryer aksionin e 7 së me Mujë Krasniqin, dhe kemi dalur në afërsi të Kijevës dhe e kemi kryer një aksion ndaj një patrulle të policisë”.
Poashtu Ali Gashi tregoi edhe për një aksion tjetër, aksion ky për t’i shpërqendruar forcat serbe pas sulmeve në Gllogan të Haradinajve.
Heroi i UÇK-së Mujë Krasniqi atë ditë ishte në fshatin e tij në Çabiq, rreth orës 12:20 Mujë Krasniqi është informuar përmes radiolidhjes se në Gllogjan është sulmuar familja Haradinaj, Muja menjëherë u ngrit në këmb dhe mori vendim që menjëherë ta sulmojmë policinë serbe në Kijevë, më kujtohen fjalët e Mujë Krasniqit kur na tha:
Duhet patjetër që menjëherë të ja shpërndajmë dorëzat forcave serbe, të mos merren vetëm më Gllogjanin por të merren edhe me ne, edhe menjëherë jemi nis në drejtim të Kijevës, ishim pesë veta, Mujë Krasniqi, Bedri Gashi, unë Ali Gashi, Arsim Rexhepaj, Bekim Shala. Ishte mesi i ditës dhe në atë kohë në pjesën tonë ende nuk kishim dalur haptaz, dhe për t’u afruar deri në Kijevë ishte shumë e vështirë sepse edhe tereni nuk ishte në favorin tonë ishte teren i rrafshët, kur jemi afruar afër Kijevës Muja na tha që të ndahemi në dy grupe për arsye që sulmi të kishte efekt edhe serbët të mendonin që ne jemi shumë persona, Bedri Gashi dhe Bekim Shala e moren përsipër që të sulmojnë në anën e djathtë, kurse sulmin në postbllok legjenda Mujë Krasniqi, unë Ali Gashi, Arsim Rexhepaj. Muja, Unë, Arsimi, jemi nis drejt postbllokut të policisë serbe, shkuam shumë afër deri sa u takuam me policinë e serbisë, dhe Mujë Krasniqi ishte i pari që i goditi me mortajë policinë po ashtu edhe ne goditëm menjëherë me armë automatike, Muja vazhdoj të godas disa herë me mortajë dhe me snajper, mirëpo Mujë Krasniqi i kapërceu caqet e planifikuara dhe vazhduam gjatë duke shkëmby zjarr me policinë serbe, serbët ishin në panikë të madhe sepse nuk e kishin prit një sulm të tillë në mesin e ditës. Mirëpo plani i Mujës doli shumë i sakt, sepse ato shumë forca të policisë që ishin nisur nga Prishtina për në Gllogjan u detyruan që të ndalojnë në Kijevë dhe të merren me ne, tërheqja jonë nga Kijeva ishte shumë e vështirë sepse serbët kërkuan ndihmë edhe nga helikopteri, ndër kohë Mujë Krasniqi u informua që forcat e policisë serbe kishin dështuar në Gllogjan, Mujës ju kthye buzëqeshja dhe filloj që të kendoj këngën moj Shqipëri mos thuj mbarova.