Rasti “Bilfinger” është rikthyer si temë akuzash e kundërakuzash ndërmjet subjekteve politike. Hamdi Malushaj nga Oda e Afarizmit në Kosovë, i cili edhe ishte pjesë e negociatave me kompaninë gjermane “Bilfinger”, ka treguar se përpos me Isa Mustafën ata në vitin 2020 kanë takuar bashkë me gjermanin edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes, respektivisht Besnik Bislimin dhe Hekuran Muratin. Por, edhe ata nuk i kanë dhënë sinjale pozitive rreth këtij projekti edhe pse në kohën sa ishin pjesë e opozitës e kishin mbështetur këtë projekt.
“Ne jemi shku me gjermanin në zyren e Vetëvendosjes me shpresë që projekti ka shancë, nuk kemi pas ndonjë sinjal, ende JO, në Qeverinë Kurti 1 dhe në fushatën e Kurtit 2 që e dishim krejt që po fitojnë, VV e kishte kauzë dhe thoshte e vetmja zgjidhje është Termocentrali A, sepse e kanë kundërshtuar Countor Global shkaku i çmimit, ne në VV e kemi takuar grupin e partisë që ishte për Energjinë, Besnik Bislimin e Hekuran Muratin, por nuk kemi pasur ndonjë… por edhe gjermani nuk ka shpresuar shumë”.
Poashtu edhe Drejtori i Bilfingerit për Kosovë ka treguar se Qeveria Mustafa nuk ka kërkuar para ose ryshfet për këtë projekt.
Poashtu në studiu u tha se Bilfinger kishte një aferë korruptive sepse ishte zënë me miliona euro duke provuar të marr një projekt në “Afrikën e Jugut”.