Epilogu

Bashkëshortja e Alban Hysenit hapë klinikë në bashkëpronësi me vajzën e sekretarit të LDK-së

Bashkëshortja e Alban Hysenit, Gafurre Spahiu, ka hapur së fundmi klinikën për fizioterapi në Gjilan. Bashkë aksionare e saj, në këtë klinikë figuron vajza e sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Brdhyl Kadriut, Dafina Kadriu.

Javën e kaluar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ndau përmes Facebook-ut, një lajm të mirë për familjen e tij.

Tregoi se bashkëshortja e tij Gafurre Spahiu, me profesion fizioterapeute, e ka hapur klinikën e saj për fizoterapi.

“Një kapitull i ri!  SMILE Physiotherapy and baby spa”, shkruajti Hyseni në përshkrimin e fotografive që kishte ndarë nga organizimi për nisjen e punës së klinikës.

Nëse jo politika, Alban Hysenin e Vetëvendosjes, dhe Bardhyl Kadriun sekretarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, i bashkoi ky biznes, shkruan Gazeta Insajderi.

Bashkëshortja e Hysenit dhe vajza e Kadriut, janë bërë bashkë aksionare në klinikën e fizioterapisë që është hapur zyrtarisht me 13 shtator në Gjilan.

Sipas formuarit të regjistrit të bizneseve (ARBK), klinika “Physiotherapy &baby spa SMILE SH.P.K”,është regjistruar në qershor të këtij viti.

Aktivitet kryesor  të klinikës janë kujdesi për shëndetin e njeriut dhe aktivitetet e kujdesit social pa akomodim për të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta. /Gazeta Insajderi

Exit mobile version