Qeveria Kurti II, aq sa shihet ka nisur të shpërblejë me poste edhe analistët pro Vetëvendosje. Së fundmi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në Këshillin Drejtues të Universitetit Publik të Pejës ‘Haxhi Zeka’ ka emëruar bashkëshorten e analistit Xhevdet Pozhari.
Sipas vendimit që ka siguruar Periskopi, Emine Abdyli Pozhari është një nga tri të emëruarat në këtë pozitë më datë 19 maj 2021.