Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, ka zgjedhur heshtjen në raport me protestën e cila do të mbahet nesër kundër Gjykatës Speciale.
Protesta ka marrë mbështetje të fuqishme nga PDK, AAK, NISMA si dhe nga Bashkësia Islame, tifozët e Kosovës “Dardanët”, Sindikata e Bashkuar e Arsimit e plot personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.
Madje protestën e ka mbështetur edhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i cili ka kërkuar të protestohet me dinjitet dhe të shfuqizohet Gjykata Speciale.
Një gjë të tillë nuk e ka kërkuar edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, e cila duket që ka rënë totalisht nën diktatin e Albin Kurtit dhe Dejona Mihalit.
Bashkëshortja e Rexhep Selimit nën sqetullat e Albin Kurtit, asnjë fjalë për protestën e nesërme
