fbpx
Lajme

Bashkëvendasit i mbajnë pozitat kryesore në Universitetin “Kadri Zeka”

Në redaksinë tonë, kanë ardhur shumë dokumentacione të cilat i kemi analizuar dhe i kemi konfirmuar nga disa burime.

Këtë herë këtë artikull nga Gazeta Fjala, mirëpo të modifikuar edhe me disa informacione nga portali lokal Gjilani Sot, shpërfaqin lidhjet e disa akterëve të rëndësishëm në Universitetin “Kadri Zeka”.

Detajet nga artikulli: Fejzullah Krasniqi, nga fshati Tuxhevc, drejtues i Këshillit Drejtues në Universitetin “Kadri Zeka”, është angazhuar edhe për sistemimin e familjarëve të tij në UP – Fakulteti Inxhinieri.

Fejzullahu ligjëron shtatë lëndë në FIM. Ndërsa e bija e tij, Drenusha asiston në po këtë fakultet deri në 13 lëndë. Disa në Bachelor e disa në Master.

Edhe vajza tjetër e Fejzullahut, Marigona është angazhuar së fundmi në këtë fakultet, ndonëse emri i saj nuk figuron në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Dy vajzat nuk janë të vetmet familjare të punësuara të Akademikut. Gazmend Krasniqi është djali i vëllait të Fejzullahut, po ashtu i angazhuar në FIM.

Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka”, është autoriteti kryesor qeverisës brenda Universitetit.

Akademikut në fjalë nuk i mjafton vetëm UP-ja, mirëpo domosdoshmërisht duhet ta mbajë edhe postin kryesor pas rektorit, brenda Universitetit “Kadri Zeka”. Tani e 3 mandate në krye të Këshillit Drejtues. Bashkëvendasit janë mjaft aktiv…!

/marrë nga Gazeta Fjala dhe Gjilani Sot/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close