Gazetari Baton Haxhiu në emisionin Debat Plus ka folur rreth iniciativës ekonomike “Open Ballkan”. Ai ka kritikuar ashpër Gjermaninë nën udhëheqjen e kancelares Angela Merkel.
“Nuk mundet që firmat gjermane t’ju lejohet edhe t’ju sugjerohet investimi në Serbi me 17 miliardë, t’i mshelen sytë për hapjen e kapitujve, duke i anashkaluar problemet me drejtësi dhe problemet me krimet e luftës. Mos t’i përmendi edhe nja dhjetë, dhe fakti që këto janë problemet që paraqiten gjatë kohës së Procesit të Berlinit tregon që Serbia ka qenë e privilegjuar e zonjës Merkel. Dhe nëse dikush i ka bërë dëm Kosovës më së shumti është Gjermania, për arsye se e ka anashkaluar tërësisht, mos të hyj të jem cinik se një racizëm brenda konceptit të vizave është për njerëz të përzgjedhur për t’i dërguar në Gjermani”, shtoi Baton Haxhoi.
Ai deklaroi se Kosova duhet të futet në Open Ballkan për të ardhmen e saj.