BBC: Kur të gjithë pritnin të nënshkruhet marrëveshja, Thaçi tha jo pa pikën për pavarësinë
Dokumentari më i famshëm për luftën e Kosovës i realizuar nga mediumi prestigjioz BBC, tregon për shumë prapaskena brenda Konferencës së Rambujesë.
Në dokumentar tregohet fakti që vëmendjen kryesore në Rambuje e kishte marrë një lider i ri me emrin Hashim Thaçi. Atë në këtë dokumentar e kishte quajtur lider edhe ish sekretarja amerikane e shtetit znj. Medllin Ollbrajt.
Sipas dokumentarit, kur të gjithë pritnin të nënshkruhej marrëveshja, lideri i delegacionit kosovar Hashim Thaçi këmbënguli se nuk do ta nënshkruante marrëveshjen pa e futur edhe pikën për referendum që do të dërgonte në Pavarësinë e Kosovës.
Kjo edhe ndodhi, kërkesa e Thaçit u realizua dhe marrëveshja u nënshkrua. Serbia e refuzoi marrëveshjen dhe kështu filluan bombardimet, transmeton EPILOGU.
Video e dokumentarit është këtu: https://www.youtube.com/watch?v=EhcT925oKDs