fbpx
Lajme

BDI: Taravari nuk merret me punë dhe me funksionimin e shkollave, kohën e kalon me punë të kota në rrjetet sociale

Në mungesë të punës për të cilën është zgjedhur, Taravari vazhdon të humb kohën duke u marrë me punë të kota në rrjetet sociale.

Ashtu sikurse të gjitha punët e tjera që janë në kompetencë të komunës, Taravari ka braktisur shkollat e Gostivarit dhe akuzon me dokumente të manipuluara që faktor të tjerë angazhohen për të tejkaluar problemet e krijuara nga ana e tij në mbarvajten e procesit edukativ dhe arsimor në shkollat e komunës së Gostivarit.

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, do të jep angazhimin maksimal në tejkalimin e problemeve të krijuara nga ana e qeverijes së Taravarit, dhe në bashkëpunim me institucionet shtetërore do të punojë në menjanimin e të gjitha pengesave që ndikojnë në mbarvajtjen e procesit edukativ dhe arsimor.

BDI përmes institucioneve qeveritare tashmë ka aprovuar projekte dhe ka siguruar mjete financiare për realizimin e shumë projekteve në Gosivar, siç janë projektet për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit në territorin e komunës së Gostivarit.

Për dështimin e qeverijes së Taravarit, Ne nuk do të lejojmë që të pësojnë qytetarët e Gostivarit. Do të angazhohemi maksimalisht që Gostivar të mos ngec në asnjë sferë. Gostivari dhe gostivarasit nuk janë fajtor që Taravari nuk ka kohë të merret me punët e komunës.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close