fbpx
Lajme

BE përshëndet zgjedhjen e Hotit kryeministër: Presin bashkëpunim me qeverinë e re

Pas zgjedhjes së Avdullah Hotit kryeministër të Republikës së Kosovës, kanë reaguar edhe ndërkombëtarët, duke e përshëndetur këtë veprim. Zyra e BE’së në Prishtinë ka përgëzuar qeverinë e re të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Metro.

Nga Bashkimi Europian presin bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës në krye me Hotin, dhe kanë kërkuar  rinisje e shpejtë e dialogut Kosovë-Serbi.

“Pandemia do të vazhdojë të jetë një sfidë edhe në të ardhmen dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë krah Kosovës dhe njerëzve të saj. Ne gjithashtu dëshirojmë të shohim avancim të Kosovës në rrugën drejt BE’së. Kjo kërkon përpjekje dhe përkushtim për reforma për fuqizimin e sundimi të ligjit, dhe në veçanti luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe për të provuar zhvillimin socio-ekonomik”, thuhet në njofitmin e tyre.

Ndërsa, në njoftim thuhet se mbështjetja e emisarit sllovak Miroslav Lajcak është esenciale për arritjen e normalizimit të raporteve me Serbinë.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është e vetmja mënyrë për kthimin e të ardhmes së evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj”, thuhet tutje në njoftim.

Kujtojmë, që edhe Grenell ka mirëpritur këtë vendim, gjë që u bë e ditur përmes një komunikate për media nga zyra e Grenell, ku thuhet se i dërguari amerikan në dialog, mezi pret që të rifillojnë bisedimet me Serbinë.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin është votuar me 61 vota për, 24 kundër dhe një abstenim

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close