Epilogu

Bedri Hamza nuk kishte pranuar që ta marrë pagën me rritje, gjithashtu uli meditjet për zyrtarët shtetëror

Ish Ministri i Financave, Bedri Hamza nuk kishte pranuar që të marr pagën me rritje siç ka marr vendim Qeveria Haradinaj.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se ish kreu i financave nuk e kishte parë të arsyeshme që ta marrë pagën me rritje sipas vendimit të fundit të ekzekutivit për disa arsyeje.

Hamza edhe në kohën kur është votuar rritja e pagave për zyrtarët qeveritar, kishte abstenuar.

Ndryshe dje kundër vendimit për rritje të pagave në Qeveri kishte dalë edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova. Kjo e fundit ka kërkuar shfuqizimin e vendimit deri në miratimin e Ligjit të ri për pagat.

Ish Ministri që mbante kuletën e shtetit, këtë javë mori vendim edhe për uljen e mëditjeve për zyrtarët shtetëror, vendim ky që u prit mirë nga opozita dhe nga organizata të ndryshme në vend./Indeksonline/

Exit mobile version