fbpx
Lajme

Bartësi i Listës së VV-së në Prizren: Turp të qoftë Mytaher Haskuka, na përbuze (VIDEO)

Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kishte akuzuar disa asamblistë të VV-së se po koordinohen me opozitën për sabotimin e projekteve qeveritare.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se mjerimi nuk ka kufi pasi sipas tij për inate politike mohojnë rregullimin e 100  shkollave, qendrave të mjekësisë familjare dhe ndërtesave publike për qytetarët e Komunës së Prizrenit.

Ndaj Haskukës kanë reaguar grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Asamblisti i VV-së, dhe njëherësh bartësi i Listës së VV-së në Prizren z. Karanfil Haxhillari, këtë akuzë e ka quajtur të turpshme dhe jashtë logjikës, duke thënë se për mungesën e numrave në Kuvend nuk ia ka fajin as kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as Lëvizja Vetëvendosje, dhe se numrat i ka humbur vet duke mos u konsultuar me ta.

“Qe tre vite e gjysmë kuvendarët e Vetëvendosjes të gjitha pikat e rendit të ditës t’i kanë votuar, edhe pse asnjëherë nuk je konsultuar me ta”, ka thënë ai.

Haxhillari thekson se Haskuka ka sulmuar bashkëpartiakët e tij pas asnjë fakt.

“Për akuzën e sotme, turp të qoftë kryetar. Të sulmosh kuvendarët e subjektit tënd pa asnjë fakt, është për të ardhur keq”, u shpreh asamblisti.

Sipas tij, kjo akuzë do të trajtohet edhe në organet e partisë.

“Këta kuvendarë s’i pyete asnjëherë, gjithë pikat e rendit të ditës në Kuvend, janë hedhur pa u konsultuar me grupin e kuvendarëve, kjo akuzë e rëndë, do të trajtohet edhe në organet e partisë”, ka thënë Haxhillari

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close