Opinionisti Artan Behrami i cili ishte këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi e ka dhënë mendimin e tij sa i përket rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Ai ka shkruar se ”Edhe nëse Albin Kurti tenton ta rrëzojë sërish veten, PDK-ja dhe LDK-ja duhet të votojnë kundër rrëzimit të tij! Sa më gjatë që ai rri në pushtet, aq më shpejt do të çmitizohet!
Poshtu, ai ka shkruar se:
Një pjesë e vogël e prononcimit tim për disa media ndërkombëtare:
Shërbimi inteligjent serb dhe ai ushtarak kanë rreth 200 persona të trajnuar mirë çdo vit, të cilët janë të gatshëm 24 orë që të krijojnë trazira dhe të destabilizojnë veriun e Kosovës.
Banorët serbë në veri janë peng i këtij grupi, që financohet nga Qeveria e Serbisë dhe nga krimi i organizuar!
Ata janë nën kontroll të plotë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Vuçiqi, këtë grup e perdor për qëllime politike dhe diplomatike. Herë për të shantazhuar perëndimin, herë për të rritur mbështetjen brenda Serbisë, herë për të dobësuar pozicionin e Kosovës në dialog.
Sërbët në veri edhe më tutje refuzojnë të paijsen me targa të veturave njëjtë si në pjesën tjetër të territorit të Republikës së Kosovës.
Disa orë para fillimit të masës së reciprocitetit, e mbështetur nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, grupe të maskuara në veri kanë filluar bllokimin e rrugëve për Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës, e cila ishte nisur për të implementuar vendimin qeveritar.
Që nga lufta në Kosovë, nuk ka pasur asnjëherë një mobilizim aq të madh të strukturave paralele dhe kriminale serbe në veri të Kosovës.
Sirena në qytet nuk është ndalur për dy orë, derisa retorika e zyrtarëve serbë i ka ngjarë asaj të Millosheviqit.
Destabilizimi i veriut është në interes të Rusisë për të krijuar konflikte jashtë epiqendrës së Ukrainës, për të dobësuar perëndimin. Për këtë qëllim e nxit dhe përkah Serbinë, e cila nuk ka hequr dorë nga planet shoveniste!
SHBA-ja, duke parë dramacitetin artificial të krijuar nga Serbia, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të shtyjë jetësimin e masës së reciprocitetit për 30 ditë.
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si asnjëherë më parë, kërkon një përfshrije më të drejtpërdrejtë të SHBA-së.
Etj etj…