Bekim Jashari, nipi i legjendarit Adem Jasharit ka publikuar çertifikatën e vdekjës së krye komandantit Adem Jashari, ku vërtetohet datëlindja e axhës së tij.
Nexhmedin Spahiu më herët ka shkruar se datëlindja e Komandant Adem Jasharit është fallsifikuar dhe nuk është me 28 Nëntor.
Ja postimi i plotë i z. Bekim Jashari;
Na qenka lajmëruar z.Nexhmedin Spahiu???!!!
Ai mund të jetë gjithçka në jetë, profesor, doktor shkence, i arrirë, por kurrë gazetar!
Profesioni, për të cilin ai luftoi tërë jetën për të përvetësuar, e që nuk ia doli, për fat të tij të keq, do ta kishte detyruar t’i bindej fakteve të prekshme e të gjalla. Gazetarët, më fjalë të tjera, merrem me fakte, e jo me “gojëdhëna”.
Më poshtë, me keqardhje ndaj dashamirëve të Familjes Jashari, qytetarëve të Komunës së Skenderajt dhe të gjithë të tjerëve, që nuk mendojnë si të tillët (si puna e Nexhmiut), po ua sjell në vëmendje “dyshimet” e këtij të fundit, për alamet gjetjen, rreth datëlindjes së Komandantit Legjendar të UCK-së, Adem Jashari.
Ja postimi:
“Kush është ai që i falsifikoi ditëlindjen Adem Jasharit. Nga 10.10.1955 e bëri 28.11.1955?!!!
Duhet me u hi gazetave mbas 1998 e me gjetë kush është ai falsifikator i rrezikshëm e me e dënu. Sa më vjen inat që edhe vetë e kam hangër këtë mashtrim të paskrupullt e e kam përdorë në një shkrim timin, se nuk më shkonte mendja se dikush ka nevojë me rrejtë publikisht aq paskrupullt”.
Ndërkaq, unë po e sjell një dokument që ka emër e mbiemër, vulë të institucionit, ka shënime dhe të dhëna, që mund t’i shërbejnë “ideatorin e kombit kosovar”, për t’u bindur se “të hëngrit” e mashtrimeve të kujtdo qofshin ato, i takojnë atij që i injoron faktet, e që në vend të tyre, ushqehet me të pavërteta.