Ish komandant i Njësisë Speciale të UÇK-së në Zonën e Shalës z. Bekim Shyti, ka treguar rrëfimin e tij në emisionin personale, për luftën e UÇK-së, por ka dhënë mendimin e tij edhe për Hashim Hashim Thaçin.
“Unë Hashim Thaçin e njoh si figurë e ilegales, e kam pa për herë të parë në Cyrih të vitit 1996, edhe pastaj e kam taku në Likofc në vitin 1998. Vlerësoj që është një njeri që ka dhënë shumë për politikën e Kosovës, por njëkohësisht edhe për ushtrinë e Kosovës, sepse ka qenë edhe drejtpërdrejtë në formacionet e ushtrisë“, shtoi Bekim Shyti.
Bekim Shyti poashtu foli edhe për Kryeministrin Kurti duke thënë se “është një djalë i ri i cili ka një folklor komunikimi që nuk e kanë shumica, por akoma s’ja kemi ba të bëmat e tij. E njoh menjëherë prej kur ka dalë prej burgut, e kam takuar disa herë, dhe më pastaj na u kanë nda rrugët për shkak të botëkuptimeve, sepse unë vija nga një Evropë ku kisha jetuar nëpër metropole të ndryshme, dhe orientimet e mia me të tijat nuk përkonin dhe kështu ka ndodhë, por përsëri jemi miq“.