Epilogu

Beogradi “kënaqet” me rezultatet e serbëve në zgjedhjet e Kosovës, ja statistikat

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka përgëzuar sonte Listës Serbe për sukseset e arritura në zgjedhjet lokale.

Sipas tij, rezultatet konfirmuan se populli serb në Kosovë ka besim të thellë tek Qeveria e Republikës së Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiç, transmeton Indeksonline

“Lista Serbe konfirmoi se është forca dominuese politike në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe Metohi dhe me interes për të ardhmen e tyre”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Srspka ka arritur t’i fitojë 11 komuna në këto zgjedhje të mbajtura sivjet në vendin tonë.

Mitrovica e Veriut, Lista Serbe 66.97%

Kllokot, Lista Serbe 42.08%

Partesh, Lista Serbe 58.95%

Ranillug, Lista Serbe 77.62%

Graçanica,Lista Serbe 87.88%

Zveçan, Lista Serbe 69.26%

Zubin Potok Lista Serbe 80.19%

Shtërpce , Lista Serbe 74.02%

Novobërdë, Lista Serbe 54.97%

Leposaviq, Lista Serbe 62.18%.

Exit mobile version