LDK-ja ka kërkuar nga organet kompetente që të hetohet organizimi i transporteve për bartjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve, përmes OJQ-ve.
“Një organizim i tillë ka më shumë sesa një element të veprës penale”, ka thënë Ismet Beqiri në një konferencë për media.
Aty u bë e ditur edhe se LDK-ja ka kërkuar rinumërim të kutive të votimit në gjithë Prishtinën.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare Shpend Ahmeti i VV-së është për rreth 300 vota para kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.