Epilogu

Bëri vetëvrasje, por dega e VV-së në Prishtinë e konsideron dëshmorit vëllaun e Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje, dega e Prishtinës ka lëshuar një njoftim për media nëpërmjet Facebook’ut për vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia tek varri i ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Arbënor Dehari.

Në këtë komunikatë për media, tregohet se Kurti e Vitia vizituan gjithashtu edhe varret e Adem Demaçit e shtatoren e Zahir Pajazitit, ndërsa me mbishkrimin në fund shkruhet ‘Lavdi dëshmorëve të kombit!’, duke e cilësuar të tillë edhe Arbënor Deharin.

Arbënor Dehari është vëllau i Astrit Deharit. Ai ndërroi jetë në vitin 2014 pasi ra nga kati i 6’të i një ndërtese. Ndonëse rasti i Arbënor Deharit është raportuar e inicuar si vetëvrasje, familja Dehari shpesh është shprehur e pakënaqur me hetimet.

Por, kështu nuk ka vepruar faqja kryesore e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në komunikatën e lëshuar nga këta të fundit, Arbënor Dehari trajtohet si ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe përmendet për aktivitetet e tij në kuadër të LVV’së, por jo si dëshmor i kombit.

Arbënor Dehari vdiq më 11 qershor të vitit 2014. Aso kohë, Lëvizja Vetëvendosje kishte lëshuar një komunikatë për media ku kishte përmendur aktivizmin politik të Deharit”.

“Me pikëllimi të thellë njoftojmë opinionin publik se sot tragjikisht, në moshën 28 vjeçare ndërroi jetë aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbënor Dehari. Arbënori rrjedh nga një familje patriotike me prejardhje nga Kumanova. Ai ishte aktivist i devotshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që nga vitet e para të formimit të saj, duke marrë pjesë në shumë aktivitete, aksione, protesta dhe demonstrata. Ka qenë i ngarkuar me detyra konkrete dhe përgjegjësi brenda Lëvizjes, duke qenë me vite anëtar i Sekretariatit Për Media dhe Komunikim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Prej vitit 2012, i ndjeri ka qenë sekretar organizativ i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, duke qenë ndër aktivistët kryesorë dhe më meritorë në fushatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato të përgjithshme. Vdekja e tij është humbje e madhe si për familjen poashtu edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! Në këto moment të rënda, shprehim ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, dashamirëve dhe aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, shkruhej në komunikatën e LVV’së.

Familja e Astrit Deharit kishin kontestuar vazhdimisht arsyet e vdekjes së djalit të tyre i cili ra nga kati i 6’të i një ndërtese.

“Asnjë copë letre nuk e kam nga askush ku shpjegohet se si më ka vdekur djali. Pas vdekjes ka ardhur hetuesi na ka marr pyetje, i kanë deklarata, kemi shprehur dyshime, kemi kërkuar që të vijnë prapë, kemi parë disa shenja që kemi dyshuar. Është një gjurmë e një gruaje te dera ballkonit, ndoshta s’ka të bëjë me atë rast, por neglizhenca e tyre na ka prek shumë. Vdiq hetuesi, u ndërruar Prokurori, u ndryshua hetuesi ka bërë bë fëmijët se do e rregullon këtë po më kurrë se kemi pa. Që dy vjet e gjysmë nuk na ka thënë askush çka i ka ndodhur, po e lëmë që ka bërë vetëvrasje, që nuk besoj kurrë”, tha aso kohe Xhemile Dehari./gazeta metro/

Exit mobile version