fbpx
Lajme

Berisha: Çdo gjë që po ndodh në Veri po ndodh për Asociacionin, serbët po heshtin me urdhër të Vuçiqit

La mirazh!

1. Albin Kurti i ka mbyllur pesë komunat paralele të serbëve në Veri.

Derisa policia e kanë kthyer shpinën, serbët prap i kanë hapur ‘shtëpitë – komuna’.

2. Albin Kuri i mbylli komunat paralele serbe (si mejhanet pas fajronit), për inat të Macronit, i cili është shprehur i shqetësuar me veprimet e njëanshme të Albin Kurtit.

– Macron është aq i fikësuar nga Albin Kurti që mund ta ndez një luftë, sa që nuk i kanë ndihmuar të ndjehet i sigurt as 12 aeroplanët luftarak që ia shiti Vuçiqi.

– Gjithmonë blerësi shkon te shitësi, por ja që Vuçiqi i ka magjepsur deri tani Macronin dhe Schulz, të gjithë në rend tek Vuçiqi.

Priten edhe magjepsje të tjera.

– Albin Kurti nuk e blen as një aeroplan luftarak, se s’ka pare?

Ku i ka lënë paret?

Në projekte fantome, po ku!

– Kur ishte në opozitë na bindi se ne jemi të vjedhur, e nuk jemi të varfër.

E pse ne ende jemi të vjedhur!

Edhe më të varfërit në Evropë.

Aq të varfër sa që qeveria i ka vjedhur edhe rezervat e miellit të popullit.

Cili politikan vjedh vaj, aman!

– Nëse s’i ka vjedhur me izën e tij, pse Albin Kurti nuk distancohet nga Hajdarja!

3. Qeveria Kurti është vetëm një mirazh, një përfytyrim i rrejshëm për suksese të rrejshme!

– Është qeveri patriotike, që merret veç me Serbinë, sillet thuajse Kosova nuk është shtet por po mundohet të ndahet nga Serbia.

– Gjithçka që bëjnë këta është vetëm një mirazh.

Nëse s’është mirazh, ku është suksesi!

Veç një sukses, tregoja ti vetes!

– Kjo qeveri e ka bërë Kosovën shtetin më të varfër në Evropë.

Të varfër na gjetën, por qysh mbetëm ne më të varfërit?

Nuk është kollaj të jesh i pari për të keq!

– Ku i kanë lënë miliardat?

Pse shqiptarët gjithmonë të parët për varfëri!

– Sepse, e vjedhin dhe e hanë veten!

4. Diaspora duke u përshëndetur në aeroport, na porosisin ‘mos e lëshoni Kosovën’.

– Prandaj, diaspora nuk e kuptojnë se Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin, dhe të them më saktë: e ka bërë Asociacionin e komunave me shumicë serbe ‘pa e pranuar me fjalë’.

– Çdo gjë që po ndodh në Veri po ndodh për Asociacionin!

Nënkupohet, serbët duhet të tërhiqen nga institucionet paralale për ta bërë

Asociacionin, paralel po se po, por legjitim!

– Pra, heshtja e serbëve në Veri është urdhër i Vuçiqit!

5. Megjithatë Albin Kurti e ka bërë sot një punë të mençur: nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me Pecin e me Kusarin!

6. E, opozitë nuk kemi, se është e majur opozita: pare kanë, pozita kanë, nuk u mungon gjë…nat e ditë pijetoreve i sheh!

– Veç Hikmetja që i thonë partia: Fol ti Hikmete se ty po të tutën!

– LDK s’punon asgjë, veç e ka një projekt madhor për t’i punësuar fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e pestë, tetë orë mësim, t’ua marrin fëmijërinë dhe lojën!

-,Kaq dinë, në vend se të inicojnë shkurtimin e orarit të punës për punëtorë…

7. Qe katër vjet ndjellin luftë, provokojnë konflikte dhe nxisin armiqësi.

– Ndoshta e parandjejnë luftën, ndoshta u ka treguar dikush se lufta s’ka shpëtim.

– Të gjithë thonë se do të bëhet luftë, por unë kam probleme më të mëdha!

– Presidentja ka kujtuar se edhe kësaj radhe do të luftojnë të tjërët për të.

– Po, jo, s’do të ndodh më si herën e kaluar: ku qeveria e politikanët milionerë ikën në egzil, e katundarët fukarenjë luftuan për lininë e tyre.

– E pastaj kur të kryhet lufta, politikanët milionerë, si atëherë, të kthehen nga egzili, ta gëzojnë liinë e pushtetin, e katundarët fukarenjë që luftuan për liri, prap të arrestohen e të përndiqen.

– Çfarë!

– Dy shtëpitë luksoze të komandantes Osmani do të jenë shtabet kryesore të luftës, për shkak të emrit frymëzues të lagjes Marigona!

P.S. ‘Me pas bukë kishim hëngër përshesh me tambël, po as tambël nuk kemi’.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close