Lajme
Berisha: Ka vdekur ideja për copëtimin e Kosovës, Haradinaj shpëtimtari
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka quajtur shpëtimtar të Republikës së Kosovës kryeministrin aktual, Ramush Haradinaj.
Në emisionin “Opinion” të Klanit të Shqipërisë, Berisha ka folur edhe rreth idesë për shkëmbimin e territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, kjo ide është e pamundur të realizohet.
“E them se Ramush Haradinaj ka hyrë në histori të Kosovës, ai e shpëtoi Kosovën. Tani me ka vdekur ideja për copëtimit të Kosovës”, është shprehur Berisha.