Shkruan: Kimete Berisha
Jam duke e shqyrtu mundësinë me ‘lënë’ shkrimin krejt. Paramendoje ti, Kryeministri i paska tubu’ 100 mijë like në foton e Vitit të Ri. Albin Monaliza. Kjo është shumë ‘dëshpëruese’ dhe ‘demotivuese’ për neve ‘armiqve’ të tij.
Jemi rrjep tuj u mundu mu dukë bukur, po badihava, dikush me një pullover t’kuq si të Indiana Xhonsit i gëzon gjithë ata llajksa, pa u mundu hiç. E tjetrit nuk i prish punë që duket i shtangur ‘gips’, thuajse i ka mbet kapaku i birrës në fyt.
Duhet me pranu, kryeministri është i paarritshëm.
Nuk e dëmton Albin Kurtin askush dhe asgjë, as premtimet e tij, as Jahja Kokaj që së shpejti me JUGO ka me udhëtu n’gjithësi,as që i njëjti së shpejti ka me shfrytëzu diellin falas, as Donika që e fshehu pasurinë e saj para antikorrupsionit, as Mimoza e akuzuar për korrupsion, as Artanja me fjalët e saj raciste për shqiptarët, as pse mbrëmë u ndalrryma në Mitrovicë,as çmimet e larta dhe varfëria,as pse Hekurani u hakmerret me mjete të shtetit atyre tregtarëve që i thonë ‘rrenës’,asgjë pra nuk e ndalon dashurinë kolektive dhe absolute të shqiptarëve për Liderin! Fati i tij i madh që asnjë kundërshtar (përveç meje) nuk e ka simpatik, krejt do bajata, do gjynahtarë, pa imagjinatë dhe pa sharm, sidomos pa sharm.
Prandaj, duke u bazuar në faktin se nuk po u duhem më, se e vetme nuk muj bëj asgjë, ndoshta e lë shkrimin krejt se s’po më dhez, s’kam asnjë ide qysh me ju ‘ftoh’ prej tij!Ju jeni tranu