Berisha: Kurti është mallkimi më i madh që i ka ndodhur i këtij vendi.
Shkruan: Kimete Berisha
I mallkuari!
E ka ndarë shoqërinë.
E ka izoluar Kosovën.
I ka prishur raportet edhe me Shqipërinë.
Bash si te kënga e Pink Floyd që ky e pëlqen:
I shet heronjtë për fantazma;
Eshtrat e ngrohtë për cunga;
shet gjithçka,
Për t’u bërë lider i kafazit!
Albin Kurti u mundua me mish e me shpirt të dhez një luftë qytetare midis shqiptarëve.
Krijoi kaq shumë përçarje e ndasi.
I çoi rë gjithë kundër njëri-tjetrit.
diasporën kunder Kosovës;
pacientët kundër mjekëve;
nxënësit kundër prindërve;
prindërit kundër mësimdhënësve;
E ‘privatizoi’ Presidenten;
Të tashmen e çoi në luftë kundër të kaluarës;
Çdo njeri përveç pjellës së vet e shpalli të pamoralshëm, të pavlefshëm dhe të rrezikshëm.
DESHTOI.
E refuzoi Amerikën. E ktheu Kosovën prapa.
U mundua të nxis një luftë qytetare mes serbëve në Veri: ‘serbëve të ndershëm’ dhe ‘serbëve të pandershëm’, ata që i refuzojnë targat e Kosovës kundër atyre që i pranojnë targat e Kosovës.
DËSHTOI.
Është stili i tij: t’ua bëj punën kundërshtarëve ta mbysin njëri- tjetrin dhe veten.
Prej se e ka marrë pushtetin, kërkon luftë, kērkon që dikush ta mbys dikë për Të;
Mbasi e do flijimin kaq shumë, pse nuk e ‘mbyt veten’, idiot!
P.S. Sot Veriu i vendit është anarki.
Albin Kurti e ka rrezikuar sigurinë kombëtare.
Po ndjell dhe po investon në një luftë të re.
Albin Kurti duhet të largohet përgjithmonë nga skena politike.
Nuk është i aftë ta kryej asnjë punë pa e bërë dramë dhe tragjedi.
Është mallkimi më i madh që i ka ndodhur i këtij vendi.