Përkitazi me rastin e njëvjetorit të Mashtrimit të Madh!
Shkruan: Kimete Berisha
Si ndodhi që na mashtroi Albin Kurti!
Nëse ne jemi të mençur, Albin Kurtit pra po i bie të jetë budalla, që ka kujtuar se ne nuk do ta hetojmë kur na varfëron, na izolon, na diskriminon, dhe kur na përzë nga Kosova!
- Shqiptari t’mashtron.
Çka t’flet – rrenë.
E ka n’gjak.
T’rrenë mjeshtri pa i pas gjë borxh: goditesh për 100 euro, në fund t’kushton 200 euro;
T’rrenë shoku; t’rrenë shoqja….t’bëjnë bé rrejshëm, pesë pare kush s’i jep…
T’mashtrojnë gjindja kah t’rrotullohesh.
Psikologjia thotë se ai që rrenë – nuk mundet me t’këqyr në sy, por shqiptari të këqyr në drita t’syve – edhe t’rrenë, ta fikë derën e shpisë.
Bën vaki ta ka hetu naj zingjir t’dukatit, e këqyr me ta bë punën me ja dhënë, e ti kujton se u dashuru n’ty…
Por, problemi është si ta hetojmë mashtruesin!
A ka mundësi me identifiku mashtruesin, me gjeste, me fjalë, në mënyrë që me shpëtu para kohës e jo gjithmonë ndodh njëherë mashtrohesh – pastaj e heton që je mashtru.
- E lexova një studim të një ish agjenti të FBI-së, i cili t’i mëson disa taktika si ta identifikosh mashtruesin.
Kishte momente që më dukej se ish agjenti e kishte fjalën për mua. Anipse, sa e di unë, nuk jam mashtruese.
Agjenti i FBI-së, thotë se personi që flet me absolutizma, pra që e ka zanat të përdorë shprehjet ‘gjithmonë’ ose ‘kurrë’, është mashtrues parexcellence.
Mashtruesit i identifikon edhe me gjuhën e trupit.
Ta zëmë Albin Kurti i lëpin buzët! Pse i lēpin?
I lëpihen, nënkuptohet, ama pse i lëpihen?
Çfarë mesazhi përçon me lëpirjen eksesive të buzëve vetanake!
Sipas ekspertëve të fushës përkatëse, njeriu i lëpin buzët sepse është i uritur për ty;
demek kur njeriut i pëlqen dikush, i rritet ekstra prodhimi i pështymës…
Lëpihet, se ka me na hëngër t’gjall’të,
me një fjalë!
- E shikova filmin ‘The house of Gucci’, viktima në fillim të filmit ishte i distancuar, i urtë, i sjellshëm, modest.
Por, nuk kaloi shumë kohë dhe u kuptua se në fakt ai nuk kishte qenë aspak i mirë, por kishte qenë dembel për të qenë vetvetja – i keq.
Shumë kush duket ‘njeri i urtë’, sepse është dembel për të qenë vetvetja ‘i keq’.
Për të qenë ‘i keq’ duhet punë, angazhim, frymëzim, duhet me shpurdh, se e keqja lyp aksion.
Për t’u dukur ‘i mirë’ (pa qenë), mjafton të jesh pasiv dhe kokëulur.
Dhe, kështu, Maurizio Gucci, tek pasi u martua me gruan e djallëzuar, u trimërua dhe u motivua ta shpreh të dhe ta jetësojë ligësinë e tij…
- Ish agjenti i FBI-së na mëson se mashtruesit kanë shumë qejf të bëjnë llaf.
Flasin shumë e thonë pak.
Autori i thënies ‘Prindi i prindit nuk është gjyshi’, nuk e ka shpjeguar a vlen edhe për gjyshe ky zbulim! - Kryeministri shkoi me veturë të përlloçur në takim me emisarin e Britanisë.
Nëse Albin Kurti e ka vërejtur se vetura është e palarë dhe nuk ia ka ndier – kjo tregon se kryeministri ndodhet në depresion, e nëse nuk e ka vërejtur se veturën e ka zgjyrē, prap është në depresion. - Në 15 përvjetorin e dy të vrarëve në protestat e 10 shkurtit kundër Pakos së Ahtisarit, Albin Kurti i viziitoi varret e tyre si Kryeministër i ‘Pakos së Ahtisarit’.
Të tjerët vdesin për idealet e tij, e ky i ndërron idealet, sipas nevojës.
Do të pendohet një ditë.
- Albin Kurti ka thënë se ‘Me Pakon e Ahtisarit, ‘shqiptarët janë refugjatë në shtëpitë e tyre’.
Por, me qeverinë Kurti, shqiptarët janë qytetarë të dorës së dytë, ndërsa serbët janë superiorë, që shteti i paguan veç qē pranojnë të jetojnë në Kosovë, kurse shqiptarët i përzë nga Kosova, duke ua vështirësuar jetën në të gjitha aspektet.
Marksistët nuk besojnë në Zot, prandaj Albin Kurti nuk shikon në qiell kur viziton varret e viktimave, por shikon poshtë, në varr, i bindur se varri është fundi.
Varri është fundi i jetës, por jo edhe fundi i Drejtësisë.
Drejtësia, sikundër shiu, vjen nga qielli.
Prandaj, shiko lart në horizont.
- Albin Kurti ka premtuar lirimin e çmimit të rrymës, por e ka shtrenjtuar;
Premtoi lirimin e çmimeve të ushqimit – por lejoi shtrenjtimin e tyre, jashtë kontrollit.
Më të gjitha rastet, absolutisht në të gjitha premtimet – i hëngri fjalët e veta.
Çfarë zori kishte?
Pse? Pse nuk i hëngri fjalët e veta një nga një por i hëngri të gjitha përnjëherë?
Pse nuk i vjen turp?
- I ka mashtruar të gjallë e të vdekur.
….të gjallëve mirë ua ka bërë. - Është njëfarë vargu i bukur i një kënge të hasmit që tregon se si vjen dita që mashtruesi e mashtron edhe veten: ‘Derisa shtiresha se të dashuroj, jam dashuruar në ty’.
- Unë jam zhgënjyer aq shumë në Albin Kurtin sa që ka momente: më vjen gjynah prej tij!
- Albin Kurti e ka korruptuar dhe manipuluar ndjenjën më të bukur dhe më të dhimbshme – shpresën!
Nuk ka burg për ‘tregtarët e idealeve’, ‘tregtarët e shpresës’ dhe për ‘tregtarët e ëndrrave’;
- Dashuria e shqiptarëve për Albin Kurtin për një vit u kthye në urrjetje, sepse ishte dashuri e madhe dhe e sinqertë.
Veç ndonjë mazohist, që i pëqen dhëmbja, se asnjë njeri normal nuk e do mashtruesin.
14.,E ka izoluar dhe e ka varfëruar Kosovën.
Ekzodi i shqiptarëve është i frikshëm.
P.S. A e ka bërë ndonjë punë të mirë?
Po.
- Puna më e mirë dhe më e ndershme që e ka bërë është që nuk e ka mbajtur sekret se është mashtrues.