fbpx
Lajme

Si u arrestua Thaçi nga autoritetet e Berishës në 1997, e mbyllën në një qeli të izoluar, me mushkonja

Në vitin 2019, ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë se është arrestuar në vitin 1997 në Tiranë nga autoritetet e Sali Berishës. Detaje të rëndësishme rreth kësaj ngjarje kishte dhënë vetë Hashim Thaçi dhe dy autorët britanikë në librin; SHTET I RI, BURRË SHTETI MODERN.

Ja tregimi i plotë në librin e autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger:

Ishte ora gjashtë e mbrëmjes dhe në një nga baret po pija kafe me miq të cilët kishin gjetur karikatorë me municion dhe donin t’ia jepnin UÇK-së. Kështu që e morëm çantën me municion, e vendosëm në pjesën e pasme të një taksie, që ta linim në banesën ku po qëndroja, ishte shprehur Thaçi.

Pak minuta më vonë taksia u rrethua nga njerëz me maska dhe u bllokua nga tre automjete policie – “sikur të kishim qenë njerëzit më të kërkuar në botë.” Thaçi dhe dy shokët e tij nuk po e kuptonin ç’po ndodhte, duke qenë se prej kaosit 1997-ës në Shqipëri sulmi mund të të vinte nga cilado bandë kriminale, segmente të strukturave policore që po shpërbëheshin me shpejtësi, apo agjentë që punonin për serbët. Thaçi nuk ishte pa armiq. Ata ulëritën: “Jashtë! Jashtë!, na shtynë paksa anash dhe na prangosën.

Thaçin e mbyllën në një qeli më vete – “nxehtë, djersë, mushkonja, i izoluar, pa komunikim,” kujton ai.

Pastaj e morën në pyetje.

“Hetuesi ishte një djalosh inteligjent. Ai nuk më goditi. Nga pyetjet rreth veprimtarisë sime linte të kuptoje se dinte shumë për mua dhe shpesh përsëriste: “Kthehu në Zvicër! Kthehu vazhdo studimet!

Thaçi nuk hoqi dorë nga e tija, megjithëse e dinte që faza tjetër do të ishte rrahja.

“Unë vetëm thashë, “Unë jam anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do të jap përgjigje për asgjë“.

Një oficer me gradë të lartë, “një burrë trupmadh e me duar si proshutë“, hyri në dhomë dhe provoi taktikë tjetër; nëse Thaçi nuk do të bashkëpunonte, ai do ta trajtonte atë publikisht jo si ushtar, as si opozitar, por si kriminel të rëndomtë, duke dëmtuar besueshmërinë e tij. “Ti do të flasësh, do të flasësh,” ngulmoi ai dhe urdhëroi të hynte ekipi i regjistrimit në dhomën ku Thaçi po merrej në pyetje. Vendosën edhe një kamerë.

Ky ishte një moment kur njëmend u nervozova,” rrëfen Thaçi. “E dija se çfarëdo që të filmonin, do të transmetohej në mënyrë të njëanshme dhe ana e televizionit shqiptar – dhe do të shihej nga çdo njeri në Kosovë.” Kjo do t’u jepte serbëve një fitore propagandistike.

Unë nuk jam tregtar armësh,” foli Thaçi me ton të ashpër. “Armët do të çoheshin për rezistencën e armatosur në Kosovë, për UÇK-në. Tani fikini ato kamera të mallkuara – po vini në rrezik shokët tanë!”

Oficerët e ndërprenë regjistrimin. Rreth mesnatës ai u lirua nga policia, dikush tha – falë ndikimit të të një oficeri shqiptar, Adem Qopani, i cili ishte simpatizant i UÇK-së. “Ajo që mësova ishte: urdhër nga lartë,” tregon Thaçi. Ai u urdhërua të largohej nga Shqipëria për në Zvicër brenda njëzet e katër orëve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close