Epilogu

Berisha: Nuk e bënte për inat Rugova, por me çdo kusht u mundua ta ndaloj luftën, dhe dështoi

Kimete Berisha

‘Vrasësit’ e fotografisë!

1. Gjykata Speciale e fotoshop-it?

Më kujtohet mirë ‘antipatia’ që m’u shfaq për Rugovën, pasi që gjatë luftës kërkoi nga ne të marrim pjesë në zgjedhjet e tij të ‘lira’, pasi ndodhi masakra në Drenicë.

Rugova atëkohë ishte si dhelpra që iu dogj bishti…

– Të gjithë e donim UÇK-në, ishte i vetmi kuptim, sepse paqja e Rugovës s’kishte më asnjë kuptim, ishte paqe pa dinjitet dhe me e rëndë se vdekja, pasi që u përgjak me fëmijët e Drenicës.

– Rugova ‘vdiq’ politikisht gjatë luftës, për t’u ringjallur pas luftës.

Dhe, për t’u shfytëzuar edhe sot kundër Luftës për Lirinë e Kosovës dhe për lirinë e tij.

– Rugova vet e ka shkaktuar anipatinë kundër tij, sepse i ka quajur UÇK-në ‘të frustruar dhe dorë e zgjatur…’.

– Pse një ushtar i UÇK-së do të duhej ta mbante në mur fotografinë e atij që e ka quajtur ‘të frustruar’.

Babës tënd ti nuk i flet nëse të konsideron ‘dorë e zgjatur’…

– Dhe në fillim edhe UÇK ishte ‘e keqkuptuar’ dhe në Listë ‘të zezë’…

pra, të gjithë kanë pasur të drejtë të gabojnë, në mungesë të dijes dhe informatave lajthitëse, sidomos për shkak të dhimbjes së madhe, dhe ndarjeve ideologjike…

njeriz s’di çfarë flet, sidomos shqiptari që të jep përgjigje pa e pyetur asgjë!

2. Por, gjithçka rritet e ndryshon.

E, të drejtën për të ndryshuar mendimin nuk e kuptojnë veç dogmatët.

– Rugova, në gjyqin kundër Millosheviçit e mbrojti UÇK-në…pra e ka ndryshuar atë mendimin fillestar, ashtu siç e ndryshuan të gjithë mendimin për njëri-tjetrin.

– Kur nuk ke institucione, nuk ke informata të sakta…ose kur ke informacione kundërthënëse dhe kur ke bindje të ndryshme me dikë është normale të paragjykosh, por kjo s’të bën vrasës.

– Pse duhet të gjykohet një ushtar i UÇK-së që nuk është pajtuar me fotografinë e Rugovës në mur, pasi që Rugova e ka quajtur ‘të frustruar’…

– Ky nuk është fakt që mund të përdoret në gjykatë, sepse, antipatia fillestare e ushtarit të UÇK-së ndaj Rugovës, pra ka qenë e motivuar nga vet Rugova, i cili, e paragjykoi UÇK-në, dhe bëri zgjedhje të lira pa Denicën, një vend që kishte sharruar në gjak deri në gjunjë.

– Natyrisht që nuk e bënte për inat Rugova, por me çdo kusht u mundua ta ndaloj luftën, dhe dështoi, sepse lufta nuk ishte ide e shqiptarëve, por e Serbisë së Millosheviçit.

– Që politika paqësore dështoi, e dëshmoi lufta!

3. Robëria i ka ndarë shqiptarët.

Lufta i ka ndarë.

Liria i ka ndarë, deri te Albin Kurti i cili edhe pse nuk luftoi për liri, u bë veteran i luftës që e kundërshtonte, u bë me mend të

Remit.

– Albini e donte një Liri tjetër, një

liri që do të ishte pronë e tij e ky autori

i saj.

Nuk e gjeti…prandaj lufta për të

ende nuk ka përfunduar.

– Asgjë, kurrë, nuk i ka bashkuar shqiptarët!

Prandaj, si dje, sot, Shkup e Shkodër janë të ndarë!

4. Nuk mund të mbahen në

burg luftëtarët e UÇK-së, për

shkak se atyre nuk u ka pëlqyer fotografia e Rugovës në mur.

– Nuk i jepen milionat asaj gjykate për ta mbrojtur fotogafitë e Rugovës.

– Se ti, përveç nëse je far mazohisti, se s’ke si t’ia duash fotografinë dikujt që të ka mohuar!

– Se njeriu e fshin fotografinë e të dashurit të vet pasi që prishet me të (preferohet shqyerja e fotos për midis), e lëre më foto të politikanëve në mur që s’ka gjë më të neveritshme dhe më primitive…

5. Aspak serioze.

Gjykata Speciale u bë qesharake, sepse nuk ka fakte.

– Sikur të kishte fakte, s’do të merrej me thashetheme.

– E tmerrshme është kur të vërtetës i mungojnë faktet, por edhe më e tmerrshme është kur e sheh Gjykatën duke fabrikuar e riprodhuar thashetheme, e thashethemet duke i ‘shitur’ si fakte.

– Të blejnë thashetheme, kanë mundur, ama të shesin thashetheme nuk munden!

6. Gjithkush hallet e veta…

Presidentja nuk ka gjetur kohë të takohet me Lajçakun, sepse ka pasur agjendë që së bashku me rojet e saj të dal në lagjen luksoze për të inspektuar punimet në dy shtëpitë e saj luksoze.

– Kjo i tutë edhe arushat kur shëtit nëpër parkun e Gërmisë e rrethuar me roje!

– Ama kur je shtëpiake e vërtetë i ndërton dy shtëpi luksoze, paralelisht! E jo si ju, që për ta ndërtuar një shtëpi, jetoni e punoni punë të rënda 40 vite në mërgim!

– I vetmi nasihat që mund të na e jap presidentja është të na mësoj edhe neve se si të bëhemi të pasur me një rrogë!

7. Se edhe Albin Kurti ka shtëpi, por jo në Kosovë, shtëpinë e ka në Norvegji, 400 mijë euro kushton shtëpia e tij, shtrenjtë.

– Çka di unë ku i merr ato pare, kryeministri! Me siguri, i kursen, e ka mësuar Hekurani!

– E që kryeministri nuk e sheh të ardhmen e familjes së tij në Kosovë, mirë e ka!

– S’po e lëshon hajni që e ka zënë ky, apo ky ende nuk e ka zënë hajnin!

Nuk e di, për besë.

Dyshoj se edhe ky neveritet nga mentaliteti shqiptar, si unë!

– Kosovën e udhëheq një kryeministër që jeton falas në një shtëpi të huaj, ndërsa shtëpinë e vet e ndërton në Norvegji!

7. Kur u nisa në pushim, duke u kujtuar se cilin libër ta marr me vete, e parehatuar siç jam, më shkoi mendja te Masakra e Tivarit, ta rilexoj…

– Se kurrë asnjë rast drejtësie s’ka ndodhur tek shqiptarët.

– Varri e mbulon varrin,

gjaku lahet me një tjetër gjak,

dhuna e mbulon një tjetër dhunë..

P.S. La la la la la

La la la la lee

A little bird lit down on Henry Lee…

Exit mobile version