Epilogu

Berisha përmend emra: Afera e fundit e ndërlidhë Qeverinë Kurti me kriminelë si Vojin Llazareviç

Edhe një temë specializimi në mashtrim i qeverisë Kurti, tani në fushën e mafies dhe krimit përmes diplomacisë.

(Ajo çfarë dot të dëshiroja së pari, është të mos lakohej emri i mikut tim Profesorit Martin Berisha, për shkak të kontributit të madh që kanë në çështjen kombëtare)Veprimet e përgjithshme të kësaj qeverie në diplomaci, mund të përkufizohen si dëmtim i imazhit diplomatik të vendit, paqëndrueshmëri, jo konsistence dhe humbje e besimit.

Afera e fundit financiare komprometuese me Slloveninë e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, është tregues konkret dhe fakt që e ndërlidhe Qeverinë Kurti deri në nivelin e Presidentes, me mafian energjetike ballkanike dhe mafiozet me emra të përveçëm si Vuk Hamoviç (djali i ish Gjeneralit kriminel të luftës të Armatës jugosllave, Ratomir Hamoviç), pastaj Vojin Llazareviç, (nipi i Vladimir Lazareviçit, ish Gjeneral i Armatës jugosllave dhe ish komandant i “Armates se tretë” jugosllave që udhëhoqi luftën kundër UÇK në Koshare), emra të njohur tani më, për aferat mafioze e korruptive deri kriminale, si ajo e Gërdecit në Shqipëri, si Damir Fazlliq etj.

Nga të cilët po blihet energji me taksat e qytetarëve të varfëruar kosovar. Mashtrimi dështon gjithmonë ndaj drejtësisë. “Nuk mbulohet dielli me shoshë” e thonë Gegët.Se kjo qeveri po behet sinonim i mashtrimit, po tregojnë skandalet e mashtrimit në çdo fushe. Përkundër tendencës për ta mbuluar krimin e organizuar të kësaj qeverie dhe vet presidentes, skandalet e njëpasnjëshme korruptive dhe kriminale, tregojnë se për ta, mashtrimi në politikëbërje e qeverisje është doktrinë.Presidentja u mundua ta mbuloj skandalin e ambasadës se vet, duke i krahasuar mediat dhe “dezinformatat” e tyre, me Serbinë dhe tanket e tyre. Por ajo që nuk po ju shkon këtyre eksponentëve të krimit gjatë drejtimit të shtetit, diplomacisë e qeverisjes, është gjuha kërcënuese.Nuk përbëjnë personalitete të pastra për të kërcënuar, ngase janë mashtrues që po licencohen çdo ditë të qëndrimit në qeverisje dhe drejtim të shtetit.

Nga krimi i organizuar ne adrese të qeverisjeve te kaluara, përmes deklaratave mashtruese dhe propagandës së LVV, tani kjo qeveri po zhvishet çdo ditë për krim të organizuar të dëshmuar me fakte konkrete në shumë fusha.U përfol “PRONTO” deri në kauzë për të fituar votën qytetare. Por, me vendim të gjykatës, doli kauzë e rrejshme në kohën kur drejtësinë po administron vet LVV.Kurse, aferat e krimit të organizuar e korrupsionit, në qeverinë Kurti, janë me emra e fakte, të ministrave, deputetëve, diplomatëve….! Vazhdojmë me mashtrimin e radhës!

Exit mobile version