Shkruan: Kimete Berisha
Analiza e humbjes: Kam besuar se Albin Kurti do të ishte ndryshe, por gabova
1. Më 14 Shkurt 2021 kam qenë shumë e lumtur. I kisha dy arsye: Edhe i fitoi zgjedhjet Albin Kurti, por edhe punët në dashni më shkonin mirë atyre ditëve të largëta të këtij nënqielli.Thjesht, kam besuar se s’do të kem më nevojë të shkruaj kolumne politike, dhe do të merrem veç me letërsi.
2. Por ndodhi e kundërta.Shumë shpejt, ende pa u bë 4 javë të punës së qeverisë Kurti, e pashë se kam gabuar. Ku kam gabuar? Kam besuar. Ky është gabimi im. Kam besuar se Albin Kurti do të jetë ndryshe.Menjëherë e kuptova se asgjë nuk është ndryshe nga qeverisjet e kaluara, përveç që Albin Kurti ndryshoi vet.Dhe, pasi që ndryshoi Albin Kurti, kuptohet se ndryshuan edhe mendimet e mia për të.
3. Si ndodhi që nga një përkahëse e madhe të bëhem kundërshtarja kryesore e tij? Ndodhi shpejt. Shpejt e pashë se Albin Kurti kishte një strategji të çuditshme, të cilën as budallai më i madh nuk do ta bënte.,Qeveria Kurti për bashkëpunëtorë të ngushtë i zgjodhi hajnat e njohur, ata që kanë punësuar familjarët e tyre në Institucione, ata që kanë ndërtuar shtëpia me paratë e buxhetit, i zgjodhi për bashkëpunëtorë ujqit e vjetër. I rehabilitoi, iu dha imunitet, iu dha pozita, dhe nuk mori frymë, pa i pyetur ata. Pra, filloi punën me bismilah, me hajnat më të tmerrshëm (anipse, i dinte të bëmat e tyre).Nuk kisha nevojë për asnjë informatë e për asnjë fakt më shumë për ta kuptuar strategjinë e Albin Kurtin ‘Që ujkun ta bëj dajë’.
4. Ama ujkun s’e bën dajë. Kam mësuar se prej se ekziston njerëzimi, gjithçka ka mbetur ashtu siç ka qenë: gjarpri-gjarpër; pula-pulë, zogu-zog; arusha-arushë. Kurrë ujku nuk u bë dele, e as peshku – nuk jetoi pa ujë. Asnjëherë nuk ka ndodhur të zbutet asnjë bishë. Po ashtu kam mësuar se gati në të gjjtha rastet, veç frika dhe zori e bëjnë njeriun të bëhet ‘i mirë’.Prandaj, më mirë të bie të shtiresh si armk, sesa të shtiresh si mik.
5. Albin Kurti për rival e pranon vetëm PDK-në. Strategjia e tij ka qenë kjo:Nuk është munduar ta mund PDK-në duke e luftuar, por duke e bërë për vete. Duke i bërë ‘për vete’ anëtarët dhe zyrtarët e PDK-së nëpër Institucione dhe nëpër ministri. Mendja e tij, kur dëgjon Memli Krasniqi se po ia trajton mirë ‘anëtarët e partisë’, zbutet dhe e lë të qetë. A është kjo paranojë! Strategjia e tij që ta mund PDK-në me ‘dashni’, e ka degraduar deri në këtë nivel. Këta të PDK-së nëpër ministri e në administratë, të mençur, edhe i gëzuan privilegjet që ua dha Albin Kurti, edhe u rehabilituan, edhe fituan pare, edhe e tradhtuan. Pra, Albin Kurti i pagoi që ta tradhtojnë. S’sheh kështu, askund! Zyrtarët më të thjesht të PDK-së në Institucione e shfrytëzuan Albin Kurtin, i cili mendoi se i përvetëson ata, dhe ua ‘blen’ me pare dhe me pozita besnikërinë e tyre për PDK-në. Ama, dashnia është ndjenja më e pakapshme dhe më e pa qëndrueshme. Njeriu i mençur nuk llogarit në dashni, por në frikë, se frika e ruan vreshtën, e jo dashnia. ‘Mendimi i parë për aftësitë mendore të liderit krijohet në bazë të njerëzve që i ka përreth’ – Makiaveli!
6. Albin Kurti edhe për ministër të Shëndetësisë e ka zgjedhur njeriun e Hashim Thaçit, jo për ta kënaqur PDK-në, por me shpresë se nuk ia ‘ngucin’ sepse e kanë ‘të vetin’!Unë nuk e kam ditur se Albin Kurti frikësohet kaq fort prej PDK-së. Por e di se pushteti i madh është dashur ta shërojë nga frika. PDK nuk e ka penguar. E ka mundur duke e injoruar. Frika e tij është irracionale, por megjithatë e ka një shpjegim: – Kush nuk e di: pushteti është i Albin Kurtit, por administrata është e PDK-së dhe e LDK-së. Prandaj, Albin Kurti ndjehet i vetmuar! Veç qeveria është e tij, ama ‘ushtria’ që duhet t’ia zbatojë urdhërat është e opozitës.
7. Çdo gjë që e ka pështy-e ka lëpi’Çdo gjë që e ka përqesh – e ka vesh….thjesht ka mashtuar.Që ka mashtruar – s’ka dert. Problemi është se u zbulua shpejt se ka mashtruar. Kur mashtron duhet të kujdesesh që të mos zbulohesh. Me rëndësi është mos me t’zënë me pelë përdore.
8. Pse qeveritë e kaluara ia dolën 20 vite ta mbajnë pushtetin, e Albin Kurti jo?Atyre u shkoi gjatë, sepse e kishin kapital: Luftën e UÇK-së dhe Paqen e Ibrahim Rugovës. Nevojitej shumë kohë, duhej të bëheshin shumë krime, shumë gabime, shumë padrejtësi e shumë vjedhje, që e keqja t’ia mundte kapitalit të madh të komandantëve dhe kapitalit të Ibrahim Rugovës. E Albin Kurtin nuk e falën, votuesit e ndëshkuan shpejt. Pa pasur nevojë për frymëzim nga opozita.Opozita e trajtoi qeverinë, me heshtje.Albin Kurti kujtoi se ai dhe premtimet e tij, u mjaftojnë shqiptarëve.I humbi votuesit nga mospuna.Të mos punosh fare dhe të punosh keq – është njësoj.Po pse nuk i dhanë edhe pak kohë? Pse nuk e pritën edhe pak?Pse nxituan të zhgënjehen me të?Sepse, Albin Kurti nuk ka kapital. Nuk ka përvojë pune. Nuk ka profesion. I vetmi profesion i tij ka qenë ‘protestues’! Dhe, sapo e mori pushtetin, i bëri të gjitha padrejtësitë, kundër të cilave ka protestuar.Pra, nuk ka kapital që ia mbulon gabimet, siç kishin kapital komandantët që na e sollën lirinë dhe Ibrahim Rugova që ishte simbol i qytetërimit, kulturës perendimore, urtësisë dhe paqes.
9. E sot? Çka ndjej sot! Ngapak më vjen keq pse e keqja e djeshme është e mirë sot, dhe i miri i sotit ishte i keq dje, ama kjo keqardhje më ‘zhduket’ shpejt si drita.P.S. As karafili as trëndafili, për mu’ s’kanë erëAi që vinte sikur herav’ tjera,s’është më në jetë!