Ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD-së duke iu referuar paketës anti-shpifje të qeverisë u shpreh se Rama është xhelat i fjalës së lirë.
Sipas tij, ashtu si babai i tij dha urdhër për varjen e poetit Hafzi Nela, Rama po var me litar fjalën e lirë.
“Po të më pyesni mua cili është armiku më i egër i njeriut, armiku më i egër i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë. Ai është i aftë të kryejë çdo krim. Ai fillon me fjalën dhe vazhdon me çdo krim me radhë dhe ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky është kthyer në genet e të atit të tij.
Nuk marr unë kurrë përgjegjës djalin për babën. Jo! Por kur djali manifeston në mënyrë identike paderën e të atit sigurisht ju rikujtoj. I ati i tij firmoste varjen në litar të poetit disident Havzi Nela.
Pra varte në litër fjalën e lirë. I biri i tij në vitin 2019 do të varë në litar, portalet, mediat. Ka sjellë në parlament ligjin, në të cilin sillet si xhelat ndaj fjalës së lirë. Ky është emergjencë kombëtare, aq sa është edhe tërmeti për ta përmbysur sa më parë.
Kam një thirrje për ju, të ngrihemi fuqishëm se tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore. Edi Ram është një fatkeqësi kombëtare, sociale, politika, natyrore e të gjitha llojeve”, tha Berisha.