Bernadeta e Lea top modelet shqiptare që e magjepsen reperin gjerman
Bernadeta dhe Lea, motrat top modele që po bëhen kryefjala e showbizit në vend dhe më gjerë, po tërheqin shumë vëmendje për shkak të pamjes, angazhimit të tyre në botën e modës me fotosesione ekskluzive, prezantimit në media dhe punës në “Fol shqip show”, e gjithashtu projektit që po vjen, “Fol Shqip Top Model 2018”.
Por, përkundër gjithë aktivitetit, ato po gjejnë kohë edhe për të dalë e për tu argëtuar.
Dy bukuroshet kudo ku paraqiten arrijnë që ta vjedhin gjithë vëmendjen. Së fundi ato janë parë nën shoqërinë e reperit gjerman Veysel, i cili është tejet i famshëm dhe shumë i adhuruar edhe nga shqiptarët.
Motrat top modele janë parë duke vallëzuar bashkë me reperin në fjalë dhe ai duke i magjepsur nga dy bukuroshet.
Bernadeta dhe Lea, të cilat janë tejet të afta në vallëzimi regeton, kanë bërë që Veysel direkt ti ftojë për në klipin e tij, por motrat bukuroshe nuk duan ta ngatërrojnë modën me vallëzim, pasi këtë të fundit e bëjnë thjeshtë për qejf.
Gjithsesi, modelet duken tejet të afërta me gjermanin e famshëm, i cili nuk ka faj që i pëlqen kaq shumë dy bukuroshet shqiptare.

