Michael Haltzel: “Kur Biden u kthye në Uashington ai bëri çfarë duhej të bëhej për të mbrojtur Manastirin e Deçanit. Ai vendosi t’ia dërgojë një letër private Haradinajt, në të cilën shkruante; ‘E di se keni ndikim të madh veçanërisht në rajonin e Deçanit, dhe po ta kërkoj si favor personal që të bësh krejt çfarë mundesh në garantimin e sigurisë për manastirin e Deçanit dhe priftërinjtë që qëndrojnë aty”.
Disa javë më vonë pranuam një letër nga Haradinaj se ai do të kujdeset që Manastiri dhe priftërinjtë të jenë të mbrojtur”.
Sipas Haltzel, kjo u dëshmua në trazirat e marsit të vitit 2004 ku Manastiri i Deçanit nuk u prek.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka një respekt të veçantë për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Biden para disa dekadave kishte premtuar përkrahjen e tij për shqiptarët.
Në një takim me komunitetin shqiptar në ShBA, Biden kishte thënë se do të angazhohet që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të qëllojnë dhe të vrasin në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë në Ballkan.
“Duhet të qëndrojmë derisa të përfundojmë punën tonë dhe ja çfarë do të thotë kjo: Definicioni i të përfunduarit të punës tonë është që të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike dhe rajoni, duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë – të jenë në rrugë për anëtarësim në NATO dhe të jenë në rrugë për të qenë pjesë e BE-së”, kishte thënë Biden.
Madje, Biden në vititn 1999 kishte qenë pjesëmarrës në një tryezë të Ligës Shqiptaro-Amerikane të organizuar atje. Pjesëmarrës në atë takim ishte edhe Ramush Haradinaj, lideri i AAK-së.
Haradinaj aso kohe ishte në përpjekje për ta themeluar partinë që e drejton sot, AAK-në.
Madje, Biden në një moment i ishte drejtuar edhe Haradinajt:
“Nuk e di nëse jam me partinë e tij (të Ramush Haradinajt) apo jo, por dua t’ju them se e respektoj këtë njeri”, thoshte Biden derisa mbajte fjalim para Haradinajt.
Respekti i Bidenit për Haradinajn vazhdon edhe sot, sepse kreu i AAK-së ia kishte mbajtur një premtim që tash presidenti amerikan ia kishte kërkuar.
Revista prestigjioze amerikane ForeignPolicy, në një shkrim rreth presidencës së Biden, ka shkruar edhe për Ramush Haradinajn, duke thënë se ka mbajtur fjalën e dhënë ndaj Joe Bidenit, kur ai ishte senator.
Këtu bëhet fjalë për vitin 2001 kur Joe Biden kishte vizituar Manastirin e Deçanit dhe njëkohësisht kishte pasur takim me Ramush Haradinajn të cilit i kishte kërkuar nga ai premtimin e tij që do t’i kushtonte kujdes të veçantë Manastirit.
Si rezultat i kësaj kërkese, FP, kishte shkruar se kur dhuna shpërtheu përsëri në Kosovë tre vjet më vonë, dhjetëra kisha Ortodokse Serbe u shembën, por Manastiri mbeti i paprekur.
Vite më vonë, Haradinaj thuhet se i kërkoi Haltzel t’i tregonte Biden se ai e kishte mbajtur premtimin e tij.
Gazeta me tutje shkruante së Administrata Trump rivializoi çështjet komplekse politike midis Kosovës dhe Serbisë dhe u përpoq të kërkonte kredi të shpejtë për zgjidhjen e armiqësive të vjetra në kohë për një fjalim fushate në Karolinën e Veriut.