fbpx
Lajme

Bildt: Thaçi të japë dorëheqje

Carl Bildt, ish kryeministër i Suedisë dhe aktualisht bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, përmes një opinioni ka kërkuar dorëheqjen e Thaçit.

“Gjëja e duhur që Hashim Thaçi duhet të bëjë tani është dorëheqja nga posti i presidentit, duke i hapur kështu rrugë negociatave mes partive politike dhe zgjedhjeve të reja parlamentare. Këto zgjedhje mund të çojnë në formimin e një qeverie të re me një shumicë konstruktive në Kuvend dhe zgjedhjen e një presidenti të ri që mund të ndjekë interesat e Kosovës në dialogun me Serbinë”, thuhet në letrën e tij.

Ai tutje ka thënë se “kishin frikë se marrëveshja e ardhshme në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë do të dëmtonte Dhomat e Specializuara dhe punën e saj”.

“Por aktakuza erdhi si befasi. Deklarata e papritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se arsyeja e lëshimit të aktakuzës ishte se si Thaçi dhe Veseli tentuan pengimin e punës së gjykatës dhe janë përpjekur të shmangin drejtësinë. Padyshim se kishin frikë se marrëveshja e ardhshme në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë do të dëmtonte Dhomat e Specializuara dhe punën e saj. Nëse ky ishte qëllimi i Thaçit, kjo do t’i kthehej në mënyrë spektakolare”, theksohet në opinionin e tyre të përbashkët në ëebfaqen e Këshillit për Marrëdhënie të Jashtme.

Publikimi i akuzave ndaj Thaçit dhe Veselit nxitën reagime në shkallë të gjerë në Kosovë dhe kritika të rrepta ndaj Dhomave të Specializuara .

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close