Binak Maxharraj e vazhdon betejën e tij të humbur, kundër njerëzve kontributdhënës për lirinë e Kosovës, sepse vetë ishte në anën e tradhtarëve të Kosovës. Prandaj gjeneratat e reja duhet të mësojnë se kush është ky palaço, që vjell vrer kundër lirisë së Kosovës shqiptare.
A e dini kush është Binak Maxharraj, personi që gati çdo ditë vjell helm në një portal (botasot) kundër shumë personaliteteve politike dhe partive politike të dala nga paslufta? Gjeneratat e reja nuk e dinë kush është Binak Maxharraj, sepse kanë pasur fatin e mirë të rriten në një shoqëri e në një vend ku ai person nuk ka pasur pushtet. Gjeneratat e vjetra e dinë shumë mirë kush ka qenë Binak Maxharaj, por nuk mirren me të, sepse duan ta harrojnë emrin e tij dhe bëmat e tij të ndyra. Gjeneratat e vjetra e dinë që ai në fakultet ka qenë një polic-profesor, i cili me firmën e tij ka përjashtuar studentë nga universiteti pas vitit 1981, duke i etiketuar si nacionalistë-iredentistë. Ka qenë një komunist jugosllav shumë fanatikë, që duke mbrojtur vlerat jugosllave, përpiqej të shkatërronte vlerat shqiptare.
Po ai Binak Maxharaj, u avancua në Komitetin Komunal të Lidhjes së Komunistëve, ku u dallua për egërsinë e tij kundër çdo gjëje shqiptare në Kosovë. Diskutimet e tij antishqiptare që janë të faktuara edhe në gazetën e atëhershme “Rilindja”, kanë qenë nga më të egrat të eksponetëve të Rrahman Morinës e të Sllobodan Millosheviqit. (Në rast se vazhdon të llomotitë edhe më tutje, do të sjellim disa nga ato diskutime e fjalime të tij. Kur të digjitalizohet i tërë shtypi, do të mund të shihet gjithë egërsia e tij e një komunisti idiot.) Meqë Binak Maxharraj ka qenë argat i Morinës dhe Millosheviqit, kur të miratohet rezoluta për dënimin e krimeve të komunizmit, në listën e personave që duhet të hetohen për ato krime, duhet të jetë edhe Binak Maxharraj.
Pse Binak Maxharraj vazhdon sulmet ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, figurave të saj që vazhdimisht sulmohen edhe nga Serbia dhe partitë e dala nga paslufta? Pse nuk rri i qetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gëzon privilegjet e pamerituara, meqë ka qenë përkrahës fanatik i politikës antiamerikane të Millosheviqit? Si duket ka vetëm një përgjigje: ai vazhdon të mbajë qëndrim armiqësor ndaj të gjithë atyre që e kanë kundërshtuar komunizmin jugosllav dhe politikën e Millosheviqit.
Ai vazhdon të hakmirret ndaj ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veçmas ndaj udhëheqësve të saj, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të cilët janë të akuzuar në Hagë, pikërisht në bazë të dëshmive të marra nga shërbimet serbe. Binak Maxharraj e vazhdon betejën e tij të humbur, kundër çlirimtarëve të Kosovës, sepse vetë ishte në anën e tradhtarëve të Kosovës. Por, ai e vazhdon një betejë fanatike edhe kundër LDK-së e kundër çdo personaliteti që ka kontriobuuuar për lirinë e Kosovës. Prandaj gjeneratat e reja duhet të mësojnë se kush është ky palaço, që vjell vrer kundër lirisë së Kosovës shqiptare. Duke i njohur bëmat e tij e tij, e kanë më të lehtë ta kuptojnë rrugën e vështirë që kemi kaluar drejt lirisë edhe nga pengesat që na kanë vu në atë rrugë bashkëpunëtorët e okupatorit serb. Dhe ta kuptojnë se argatët e Serbisë ende janë aktivë dhe me pasione të forta hakmarrëse ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuuar për çlirimin e Kosovës nga prangat e robërisë.