Epilogu

Biseda Surroi – Fadil Hoxha: Në Drenicë kishte grupe të njerëzve të armatosur, lirshëm lëviznin, kishte kriminelë në mesin e tyre

Veton Surroi nëpërmjet shumë shkrimeve e ka dëshmuar frustrimin e tij me Rajonin e Drenicës dhe figurat emblematike të saj.

Në librin e tij ”Fadil Hoxha në vetën e parë”, ai ka shpalosur bisedat me Fadil Hoxhën të cilat i ka botuar në libër. Disa pjesë janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Mehmet Gradica i cili është një nga patriotët shqiptar të kohës është cilësuar si kriminel lufte, ndërsa Shaban Polluzha si analfabet dhe shërbëtor i okupatorit.

“Sipas raporteve, të cilat i merrnim nga shtabet e njësive tona, u informuam se në Rrethin e Drenicës kishte grupe të njerëzve të armatosur dhe se mjaft lirshëm lëviznin, por që atje, në mesin e tyre, fshiheshin disa kriminelë të luftës, siç ishin Mehmet Gradica e të tjerë. Prandaj, atje dërguam Brigadën e Parë të Kosovës, për të rregulluar situatën. U interesuam se kush ishte Shaban Polluzha dhe mësuam se ishte një personalitet me ndikim dhe që ishte rreth 50 vjeç, ishte analfabet dhe kishte qenë në shërbim të okupatorit.

Exit mobile version