fbpx
Lajme

Bislimi: targat ilegale KM do të lejohet të qarkullojnë në Veri dhe nuk do të konfiskohen

Bislimi më tej ka bërë të ditur se asnjë targë KM nuk do të konfiskohet në Kosovë në veri të vendit për periudhën transitore deri në marrëveshjen finale.

“Marrëveshja thotë secili shtet do t’i mbulojë me afishe targat e nxjerra nga shteti tjetër. Çdo targë që nxirret në Serbi do të trajtohet si e shtetit serb që nuk vlen në Kosovë. Nëse dikush ka nxjerrë tabelë me KM, në Kikindë, do të mbulohet me stikers për 6 muaj dhe do të konsiderohet e Serbisë. S’njihet si targë e ndonjë qyteti të Kosovës. Tash është mirëkuptim edhe nga pala e zyrës së Lajçakut që targat që s’kanë qarkulluar më parë në qytetet e caktuara të Kosovës s’do të qarkullojnë edhe tutje, por kërkesa ka qenë që të paktën për këtë periudhë transitore të mos konfiskohen tabelat në ato qytete ku qarkullojnë. S’ka në Prizren për shembull, por ka në Leposaviq.

Ka qenë kërkesa që këto gjashtë muaj të mos konfiskohen këto tabela që krahas kalimit në sistemin permanent, të mundësohet tranzicioni i tyre drejt targave të rregullta. Ka qenë e paraparë edhe më herët, por që pala kosovare s’ka arritur për shkak të obstruksionit nga ana e Serbisë të bindë qytetarët që t’i konvertojnë tabelat në RKS. Me kalimin në tabela me standarde evropiane, që është qëllimi i grupit punues që të gjejë zgjidhjen e përhershme, e bën të pamundur përdorimin e mëtejmë të targave të lëshuara nga Serbia me denominime të qyteteve të Kosovës”, ka deklaruar më tej Bislimi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close