fbpx
Lajme

Bivolaku ka disa pyetje për AKI-në në lidhje me Faik Imerin: Cili ishte roli i tij në manipulimin e dëshmitarëve në Hagë

Dëshmitari tërheq dëshminë nga Haga: “Jam manipuluar nga Faik Imeri për të dëshmuar kundër Thaçit”!

Dua qartësi:

Kam disa pyetje publike për AKI-në!

– Kush është ky Faik Imeri?

– A është agjent i BIA-s Serbe apo CIA-s?

Cili ishte roli i tij në manipulimin e dëshmitarëve në Hagë?

– A u financua nga Beogradi ky person për të përgatitur dosje dhe dëshmitarë kundër UÇK-së?

-Cilat ishin raportet e tij me Radojçiçin e Vulinin?

– Cilat ishin raportet e tij me ish kryeprokurorin e dhomave të specializuara Smith?

– A ka ky person komunikim me subjektet politike apo krerët e institucioneve në Kosovë?

– A ka mundësi që organet tona të sigurisë ta sjellin në Kosovë këtë person për intervistim?

-Sa është numri i dëshmitarëve të përgatitur nga ky person kundër drejtuesve të luftës në Hagë?

Mendoj se opinioni duhet ta dijë të vërtetën e plotë për Faik Imerin. Cilado qoftë ajo. Ajo e vërtetë do ndihmojë të zbardh edhe të drejtën në procesin gjyqësor në Hagë.

A ka mundësi që AKI-ja, në bashkëpunim edhe me organet e sigurisë në SHBA e Bruksel, të punojnë së basku për zbardhjen e rolit të Faik Imerit në këto procese.

Duam vetëm të vërtetën e asgjë tjetër!

DOSJA: https://epilogu.com/deshmitari-terheq-deshmine-nga-haga-jam-manipuluar-nga-faik-imeri-per-te-deshmuar-kunder-thacit/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close