Dëshmitari tërheq dëshminë nga Haga: “Jam manipuluar nga Faik Imeri për të dëshmuar kundër Thaçit”!
Dua qartësi:
Kam disa pyetje publike për AKI-në!
– Kush është ky Faik Imeri?
– A është agjent i BIA-s Serbe apo CIA-s?
– Cili ishte roli i tij në manipulimin e dëshmitarëve në Hagë?
– A u financua nga Beogradi ky person për të përgatitur dosje dhe dëshmitarë kundër UÇK-së?
-Cilat ishin raportet e tij me Radojçiçin e Vulinin?
– Cilat ishin raportet e tij me ish kryeprokurorin e dhomave të specializuara Smith?
– A ka ky person komunikim me subjektet politike apo krerët e institucioneve në Kosovë?
– A ka mundësi që organet tona të sigurisë ta sjellin në Kosovë këtë person për intervistim?
-Sa është numri i dëshmitarëve të përgatitur nga ky person kundër drejtuesve të luftës në Hagë?
Mendoj se opinioni duhet ta dijë të vërtetën e plotë për Faik Imerin. Cilado qoftë ajo. Ajo e vërtetë do ndihmojë të zbardh edhe të drejtën në procesin gjyqësor në Hagë.
A ka mundësi që AKI-ja, në bashkëpunim edhe me organet e sigurisë në SHBA e Bruksel, të punojnë së basku për zbardhjen e rolit të Faik Imerit në këto procese.
Duam vetëm të vërtetën e asgjë tjetër!
DOSJA: https://epilogu.com/deshmitari-terheq-deshmine-nga-haga-jam-manipuluar-nga-faik-imeri-per-te-deshmuar-kunder-thacit/